Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koronavirusi/ Sllovakia ndalon përdorimin e vaksinës ruse

2021/08/31 at 7:34 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 1 min
A A
Koronavirusi/ Sllovakia ndalon përdorimin e vaksinës ruse

Sllovakia ka ndaluar përdorimin e vaksinës ruse, Sputnik V, kundër COVID-19. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Zuzana Eliasova, e cila tha se tashmë në këtë shtet 18,500 qytetarë janë vaksinuar me këtë vaksinë

Në muajin mars, Sllovakia ka marrë 200,000 doza Sputnik V, duke u bërë shteti i dytë anëtar i Bashkimit Evropian, pas Hungarisë, që furnizohet me vaksinë ruse.

Aktualisht, Sputnik V nuk është miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave, EMA.

Katër vaksinat e miratuara nga kjo agjenci janë: Pfizer/BioNTech, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson&Johnson. Blerjet e Sputnik V kanë shkaktuar reagime të mëdha politike në Sllovaki, ndërsa kërkesa për këtë vaksinë ka qenë e ulët.

Tre anëtarë të koalicionit qeverisës me katër parti kanë qenë kundër blerjeve. Polemikat kanë çuar në dorëheqjen e kryeministrit të atëhershëm, Igor Matoviç, dhe të ministrit të Shëndetësisë, Marek Krajci.

Qeveria e ristrukturuar, e kryesuar nga Eduard Heger, është formuar më 1 prill. Në një intervistë për AFP-në në muajin qershor, Heger ka thënë se vendimi i Sllovakisë për të blerë vaksinën ruse është marrë kryesisht për shkak të presionit për furnizim në atë kohë dhe se ai nuk do të përsëritet.

“Vendimi është marrë nën ndikimin e fortë, ndoshta ndikimin më të fortë të pandemisë. Ne kishim nevojë për shumë vaksina”, ka thënë Heger.

Sllovakia, vend me 5.4 milionë banorë, ka regjistruar gjithsej 394,923 raste me koronavirus që nga fillimi i pandemisë, pranverën e kaluar. Prej tyre, 12,548 pacientë kanë humbur jetën.

Etiketa: covid-19rusiaSllovakiavaksine

Ju sugjerojmë

Digjet banesa në Uznovë të Beratit, dëme të mëdha materiale
Kronikë

Digjet banesa në Uznovë të Beratit, dëme të mëdha materiale

5 Qershor, 2025 6:46 pm
Presidenti Trump pret në Zyrën Ovale kancerin gjerman Merz
Bota

Presidenti Trump pret në Zyrën Ovale kancerin gjerman Merz

5 Qershor, 2025 6:29 pm
Pensionet, sa kohë duhet të punojmë?
Bota

Pensionet, sa kohë duhet të punojmë?

5 Qershor, 2025 6:11 pm
Vengu takim me Crosetton, në fokus forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes
Politikë

Vengu takim me Crosetton, në fokus forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes

5 Qershor, 2025 5:51 pm
Kuvendi miraton pa opozitën të gjitha pikat e rendit të ditës
Politikë

Kuvendi miraton pa opozitën të gjitha pikat e rendit të ditës

5 Qershor, 2025 5:45 pm
De Biasi: Me Serbinë duhet patjetër rezultat pozitiv, ç’na ndodhi 11 vite më parë…
Sport

De Biasi: Me Serbinë duhet patjetër rezultat pozitiv, ç’na ndodhi 11 vite më parë…

5 Qershor, 2025 5:41 pm
Marrëveshja mes OSHEE dhe BERZH, Malaj: Instrument kyç për përmirësimin e
Politikë

Marrëveshja mes OSHEE dhe BERZH, Malaj: Instrument kyç për përmirësimin e

5 Qershor, 2025 5:34 pm
Hiqej si mjeku i Papës, arrestohet 63-vjeçari pasi i zhvati para nga…
Bota

Hiqej si mjeku i Papës, arrestohet 63-vjeçari pasi i zhvati para nga…

5 Qershor, 2025 5:25 pm
Interi prezanton fanellën e re, do të debutojë në Kupën e Botës për Klube
Sport

Interi prezanton fanellën e re, do të debutojë në Kupën e Botës për Klube

5 Qershor, 2025 5:22 pm
Objektivat mbeten sekrete, NATO miraton grumbullimin më të madh të armëve
Bota

Objektivat mbeten sekrete, NATO miraton grumbullimin më të madh të armëve

5 Qershor, 2025 5:02 pm
Para
“Petulla katuni me të ik truni “, Meta ecje në bregdet

“Petulla katuni me të ik truni “, Meta ecje në bregdet

Lufta në Afganistan mbaroi, por jo sfidat e Presidentit Biden

Lufta në Afganistan mbaroi, por jo sfidat e Presidentit Biden

Pogradec, riaktivizohet zjarri në Malin e Thatë

Pogradec, riaktivizohet zjarri në Malin e Thatë

TE FUNDIT

Digjet banesa në Uznovë të Beratit, dëme të mëdha materiale

Digjet banesa në Uznovë të Beratit, dëme të mëdha materiale
5 Qershor, 2025

Një zjarr ka rënë këtë pasdite në një banesë dykatëshe në lagjen Uznove të qytetit të Beratit, Sipas njoftimit nga...

Lexo më shumë

Presidenti Trump pret në Zyrën Ovale kancerin gjerman Merz

Presidenti Trump pret në Zyrën Ovale kancerin gjerman Merz
5 Qershor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka pritur ditën e sotme në Shtëpinë e Bardhë, kancelarin e Gjermanisë, Friedrich...

Lexo më shumë

Pensionet, sa kohë duhet të punojmë?

Pensionet, sa kohë duhet të punojmë?
5 Qershor, 2025

Në maj, Parlamenti danez miratoi ligjin për rritjen e moshës së daljes në pension, i cili u mbështet nga 81 përfaqësues, ndërsa...

Lexo më shumë

Vengu takim me Crosetton, në fokus forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes

Vengu takim me Crosetton, në fokus forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes
5 Qershor, 2025

Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, ka  pritur në një takim homologun e tij shqiptar ministrin Pirro Vengu, ku u diskutua...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com