Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia ka bërë të ditur se vendi ka sasi të mjaftueshme të vaksinave kundër COVID-19. Vitia ka bërë të ditur se mbrëmë ka arritur kontingjenti i ri prej 53 mijë dozave të vaksinës Pfizer nga kontrata e nënshkruar.
“Mbrëmë ashtu siç kemi paralajmëruar ka arritur kontingjenti prej 53 mijë vaksinave nga Pfizer nga kontrata e gjeneruar. Deri në fund të javës presim të arrijnë edhe 150 mijë doza tjera të AstraZenceas nga Gjermania”, tha Vitia.
Ai ka shtuar se në tre mujorin e tretë ku gjendemi nga kontrata me Pfizer do të vijnë 622 mijë vaksina ku një pjesë e tyre ka arritur gjatë korrikut dhe gushtit.
“Presim edhe arritjen e mbi 450 mijë dozave të Pfizer nga COVAX pjesë e donacionit nga SHBA. Kemi vaksina të mjaftueshme të Pfizer dhe AstraZeneca. Janë gjeneruar terminë të reja për tu vaksinuar”, ka thënë Vitia./Opinion.al