Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mjeku Alimehmeti: Ja kur pritet të ulet kurba e infektimeve në Shqipëri

2021/08/30 at 5:31 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mjeku Alimehmeti: Ja kur pritet të ulet kurba e infektimeve në Shqipëri

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ka bërë një krahasim të situatës aktuale epidemiologjike në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Duke iu referuar disa të dhënave të marra nga Universiteti amerikan Johns Hopkins në lidhje me Covid-19, Alimehmeti është shprehur në një postim në rrjetet sociale se Kosova dhe Maqedonia e Veriut duke filluar nga data 25 gusht kanë regjistruar një ulje të kurbës sa i takon rasteve të reja të infektimeve.

Ndër të tjera sipas Alimehmeti vendi ynë ka një ecje më të ngadaltë në kurbë, teksa shtoi se rënia mund të fillojë gjatë periudhës 5-15 shtator të këtij viti.

Sa i takon humbjeve të jetëve epidemiologu bën me dije se Kosova dhe Shqipëria po ecin me të njëjtin ritëm, ndërsa Maqedonia e Veriut është 2-3 fish më keq.

Postimi i Alimehmetit në Facebook:

Le të hedhim një sy mbi situatën epidemiologjike në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut miqtë e mi!

Rastet e reja pozitivë për SARS-CoV-2: Fillimisht vëmë re që edhe Kosova edhe Maqedonia e Veriut kanë filluar fatmirësisht zbritjen e kurbës së rasteve të reja që më datë 25 Gusht 2021.

Pra, de facto, masat kufizuese të vendosura në Kosovë pas datës 25 gusht 2021 duken të panevojshme, pasi kurba epidemiologjike ishte tashmë në rënie.

Shqipëria ka ecje më të ngadaltë në këtë kurbë dhe, sipas përllogaritjeve (të bazuara mbi sjelljen epidemiologjike të varianteve të mëparshme dhe në vendet fqinje), pritet që faza plateau dhe rënia të ndodhë në periudhën ndërmjet datave 5 dhe 15 shtator 2021. Humbjet e jetës nga COVID-19 te rastet e njohura:

Siç e dimë qartë tashmë, numri i humbjeve të jetës e ndjek kurbën e rasteve të reja me një diferencë rreth 10-14 ditore. Si rrjedhojë pritet që Kosova dhe Maqedonia e Veriut të hyjnë në fazë rënëse pak a shumë rreth datave 5-10 shtator.

Fatmirësisht Shqipëria paraqet një ecuri të sheshtë të humbjeve të jetës (për 1 milionë banorë), ndryshe nga Kosova dhe Maqedonia.

Ndërsa, nëse studiojmë CFR (case-fatality rate), pra përqindjen e humbjeve të jetës ndër rastet e njohura, vëmë se:

Kosova dhe Shqipëria ecin me të njëjtin ritëm, ndërsa Maqedonia e Veriut është 2-3 fish më keq në këtë drejtim. Situata është dinamike dhe si e tillë duhet trajtuar, por tashmë njohim shumë më shumë se një vit më parë! Vendimet nuk duhet të jenë më të bazuara mbi emocione, por vetëm mbi evidenca dhe analizime!

Etiketa: covidIlir Alimehmetikosovemjekshqiperi

Ju sugjerojmë

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin
Bota

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin

24 Dhjetor, 2025 10:21 pm
Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?
Bota

Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

24 Dhjetor, 2025 9:09 pm
Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar
Bota

Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar

24 Dhjetor, 2025 8:09 pm
Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë
Bota

Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë

24 Dhjetor, 2025 7:30 pm
Papa Leoni kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje
Bota

Papa Leoni kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje

24 Dhjetor, 2025 6:40 pm
“Kryqëzohet” Macron, mbajti një ceremoni hebraike në Pallatin Elize
Bota

Macron dënon kufizimet e vizave të SHBA: Janë akte frikësimi dhe shtrëngimi

24 Dhjetor, 2025 5:41 pm
PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit të Kuvendit
Kryesore

PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit të Kuvendit

24 Dhjetor, 2025 4:29 pm
Kryepeshkop Joani uron besimtarët: Krishtlindja, rreze shprese
Aktualitet

Kryepeshkop Joani uron besimtarët: Krishtlindja, rreze shprese

24 Dhjetor, 2025 4:15 pm
Festat e fundvitit, radhë kilometrike në Kakavijë
Aktualitet

Festat e fundvitit, radhë kilometrike në Kakavijë

24 Dhjetor, 2025 3:44 pm
Me pushime në Malin e Zi/ Futbollisti gjerman rrëzohet nga teleferiku, humbet jetën
Sport

Me pushime në Malin e Zi/ Futbollisti gjerman rrëzohet nga teleferiku, humbet jetën

24 Dhjetor, 2025 3:40 pm
Para
OBSH: Nisin provat klinike për tre terapi të reja kundër COVID

OBSH ngre alarmin për rritjen e viktimave nga COVID-19

Koronavirusi/ Ja sa pacientë janë shtruar në spitalin Infektiv

COVID-19 në vend/ Regjistrohen 486 raste të reja, 3 viktima

Raporti i OHDIR për zgjedhjet, Basha: Vulë turpi mbi vjedhjen më të madhe

Nis mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD, Basha: Në funksion të suksesit

TE FUNDIT

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin
24 Dhjetor, 2025

Sipas një raporti të Organizata Botërore e Shëndetësisë, rreth një e treta e vdekjeve nga lëndimet në Europë lidhen drejtpërdrejt...

Lexo më shumë

Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?
24 Dhjetor, 2025

Duartrokitjet u ndalën dhe shefi i NATO-s, Mark Rutte, i radhiti me kujdes letrat e tij në podium. Atij iu...

Lexo më shumë

Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar
24 Dhjetor, 2025

Një tjetër tragjedi e rëndë ka ndodhur në Mesdhe. Të paktën 116 emigrantë kanë humbur jetën pas mbytjes së një mjetit të...

Lexo më shumë

Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë

Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë
24 Dhjetor, 2025

Rusia planifikon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë në dekadën e ardhshme për të furnizuar programin e saj hapësinor hënor dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com