RENEA po zhvillon kontrolle të befasishme në qytete si Durrësi, Lezha e Shkodra mbrëmjen e sotme.
Bëhet e ditur se në fokus është kapja e personave të përfshirë apo të dyshuar si autorë të krimeve kundër personit e pronës, personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri.
Deri më tani mësohet se janë shoqëruar për verifikim me dhjetëra persona, ndërsa kontrollet do të vijojnë dhe do të shtrihen edhe në qytete të tjera.
Kontrollet e RENEA-s vijnë një ditë pas atentatit mafioz të ndodhur mbrëmjen e së hënës në qendër të Lushnjes ku mbeti i vrarë pronari i një lokali dhe u plagosën 5 të tjerë. Autorët e kësaj ngjarjeje, identiteti i të cilëve nuk dihet, mbeten në arrati./Opinion.al