Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Policia Rrugore shton kontrollet, instalon radarë në këto rrugë

2021/08/20 at 5:45 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Policia Rrugore shton kontrollet, instalon radarë në këto rrugë

Policia Rrugore ka shtuar masat për mbarëvajtjen e qarkullimit në rrugët e vendit, duke shtuar dhe fluksin e fundjavës, si për Festën e Birrës në Korçë ashtu dhe për pelegrinazhin në malin e Tomorrit.

Shefi i Sigurisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Rrugore Skënder Ismaili është shprehur se në zbatim të planit të masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për garantimin e rendit dhe sigurisë, në dy aktivitete masive në Malin e Tomorrit për festën fetare dhe në Korçë për festën e Birrës, Policia Rrugore ka marrë detyrimet e saj për javën, të përcaktuara në këtë plan masash dhe ka filluar zbatimin e tyre në terren.

“Në këtë kuadër, Policia Rrugore ka rritur prezencën e saj në rrugë, me patrulla të lëvizshme të pajisura me mjete të paloguara, me alkooltestues, me kamera, dronë e aparate forografik.
Gjithashtu në akset kryesore Lushnjë-Skrapar dhe Elbasan-Korçë, janë instaluar radarë në pika të ndryshme me qëllim parandalimin e shpejtësisë tej normave të lejuara, që sjell për pasojë përfshirjen në ngjarje rrugore të atyre drejtuesve të mjeteve që abuzojnë me shpejtësinë, duke rrezikur edhe jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës.

Njëkohësisht, patrullat e lëvizshme në këto akse, po ushtrojnë dhe do intensifikojnë kontrollet duke përdorur alkooltestuesit, me qëllim parandalimin e drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Nisur nga fluksi shumë i madh përgjatë gjithë sezonit turistik, e më i shtuar përgjatë fundjavave, Policia Rrugore ka instaluar radarë duke filluar nga Rruga e Kombit, Lezhë, Shkodër, Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Vlorë, Sarandë e Gjirokastër dhe ka rritur prezencën e patrullave rrugore të lëvizshme në këto akse, por edhe në qëndrat urbane.
Policia Rrugore nuk është në aksion, por në përmbushje të detyrës që ka dhe nuk ka për qëllim shtimin e sasisë së masave administrative, pasi përditë po informojmë për prezencën e radarëve dhe të Policisë, në të gjitha akset rrugore, qëllimi jonë dhe i shumicës së përdoruesve të rrugës është parandalimi i aksidenteve rrugore me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së jetes në rrugë”, tha ai.

Ismaili theksoi se Policia Rrugore, apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që të mos qarkullojnë me shpejtësi që cënon sigurinë e jetës në rrugë pasi do përballen në çdo rrugë me radarët e Policisë, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, se me ndryshimet e fundit të Kodit Rrugor nuk lejohet në asnjë masë përdorimi i alkoolit por duke filluar nga 0.01 mg/l fillojnë penalitetet të cilat vijojnë sipas masës së konsumimit të alkoolit, deri në pezullim te lejes së drejtimit dhe me arrest, kur drejton mjetin në gjëndje të dehur.

“Të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të vendosin rripin e sigurimit apo kaskë mbrojtëse, drejtuesit e motomjeteve të qëndrojnë në radhë ku ka ngadalësim të lëvizjes dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.
Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor që të arrini në destinacion të sigurt dhe me leje drejtimi në xhep.
Policia Rrugore falënderon qyetarët që duan rregullin dhe ligjin, duke denoncuar çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe i fton sërisht që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.
Policia ju uron gëzuar festat dhe fundjavë të mbarë e të sigurt duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor”, apelon policia.

Etiketa: bedratefestekorcepolici rrugoreshqiperi

Ju sugjerojmë

Sulmi izraelit në spitalin në Gaza, OKB: Duhet të ketë drejtësi
Bota

Sulmi izraelit në spitalin në Gaza, OKB: Duhet të ketë drejtësi

26 Gusht, 2025 8:04 pm
Itali, 26-vjeçari përdhunon 60-vjeçaren në një park në Romë
Bota

Itali, 26-vjeçari përdhunon 60-vjeçaren në një park në Romë

26 Gusht, 2025 7:34 pm
Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
Bota

Trump parashikon përfundimin e luftës në Gaza brenda 3 javësh

26 Gusht, 2025 7:01 pm
Vijon zjarri në pyllin e Poros në Vlorë për të dytën ditë radhazi
Aktualitet

Vijon zjarri në pyllin e Poros në Vlorë për të dytën ditë radhazi

26 Gusht, 2025 6:51 pm
Sevilla dhe Udinese në garë për Nedim Bajramin
Sport

Sevilla dhe Udinese në garë për Nedim Bajramin

26 Gusht, 2025 6:29 pm
Osmani uron kreun e ri të Kuvendit: Qeveria të votohet sa më shpejt
Rajoni

Osmani uron kreun e ri të Kuvendit: Qeveria të votohet sa më shpejt

26 Gusht, 2025 6:26 pm
Katari akuzon Izraelin se po përpiqet të “shtyjë” marrëveshjen e paqes
Bota

Katari akuzon Izraelin se po përpiqet të “shtyjë” marrëveshjen e paqes

26 Gusht, 2025 6:22 pm
25 shtete i përgjigjen tarifave të Trump, pezullojnë dërgesat postare drejt SHBA
Bota

25 shtete i përgjigjen tarifave të Trump, pezullojnë dërgesat postare drejt SHBA

26 Gusht, 2025 6:20 pm
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
Politikë

Zgjedhjet, Komisioni Rregullator do të vulos rezultatin e 11 majit të enjten

26 Gusht, 2025 6:03 pm
Dora e nxirë e Trump, Shtëpia e Bardhë sqaron gjendjen shëndetësore të presidentit
Bota

Dora e nxirë e Trump, Shtëpia e Bardhë sqaron gjendjen shëndetësore të presidentit

26 Gusht, 2025 5:44 pm
Para
Regjistrohen 3625 raste me COVID në Greqi dhe 30 vdekje

Regjistrohen 3625 raste me COVID në Greqi dhe 30 vdekje

Aksident në aksin Lezhë-Milot, përplasen tre automjete

Aksident në aksin Lezhë-Milot, përplasen tre automjete

NATO takim të jashtëzakonshëm,Xhaçka:Shqipëria gati të presë mijëra afganë

NATO takim të jashtëzakonshëm,Xhaçka:Shqipëria gati të presë mijëra afganë

TE FUNDIT

Sulmi izraelit në spitalin në Gaza, OKB: Duhet të ketë drejtësi

Sulmi izraelit në spitalin në Gaza, OKB: Duhet të ketë drejtësi
26 Gusht, 2025

OKB ka kërkuar hetime më të detajuara lidhur me sulmin e ndodhur në një spital në Gaza ku u vranë...

Lexo më shumë

Itali, 26-vjeçari përdhunon 60-vjeçaren në një park në Romë

Itali, 26-vjeçari përdhunon 60-vjeçaren në një park në Romë
26 Gusht, 2025

Një 26-vjeçar me origjinë nga Gambia ka përdhunuar një grua 60-vjeçare në një park në Romë. I riu është arrestuar dhe ka...

Lexo më shumë

Trump parashikon përfundimin e luftës në Gaza brenda 3 javësh

Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
26 Gusht, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka theksuar që lufta e Izraelit në Gaza duhet të përfundojë. “Mendoj se...

Lexo më shumë

Vijon zjarri në pyllin e Poros në Vlorë për të dytën ditë radhazi

Vijon zjarri në pyllin e Poros në Vlorë për të dytën ditë radhazi
26 Gusht, 2025

Në pyllin e Poros në Vlorë vijon për të dytën ditë radhazi zjarri që po djeg pishat pranë lagunës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com