Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Osmani për BBC: Kam qenë vetë refugjate, i presim me zemërgjerësi afganët

2021/08/19 at 10:47 AM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Osmani për BBC: Kam qenë vetë refugjate, i presim me zemërgjerësi afganët

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për BBC ka folur për situatën në Afganistan dhe gatishmërinë e Kosovës për të mirëpritur shtetasit afganë që u rrezikohet jeta.

Osmani ka thënë se Kosova me zemërgjerësi po pret refugjatët afganë, duke përmendur se edhe vetë ajo ka qenë refugjate dhe se e ndjen këtë situatë.

“Janë skena që ta thyejnë zemrën. Edhe unë kam qenë refugjate prandaj ne e ndjejmë këtë situatë çdo ditë”, tha Osmani.

Pas deklaratave se Kosova është përgatitur që para një muaji për ardhjen e afganëve, Osmani ka thënë se informacionet i kishin marrë më herët nga SHBA-ja dhe punonjësit e ushtrisë amerikane në Afganistan, por saktësisht nuk e kanë ditur që do të vinte kjo situatë.

“Por ne jemi të gatshëm dhe e treguam këtë gatishmëri pa hezitim. Numri i saktë është ende duke u diskutuar, por ne s’mund të jemi vendi që i themi jo refugjatëve, njerëzve në nevojë kur ne kemi hapësirën dhe sa më shumë hapësirë që kemi do ta shfrytëzojmë atë për t’i strehuar ata”.

“Me shumë gjasë ne do t’i kemi ata më shpejt se sa e presim. Në fillim menduam se ata do të vinin për nja dy javë dhe se mund të kemi më shumë kohë për t’u përgatitur. Brenda dy-tri ditëve do të merret vesh edhe për datën e saktë se kur do të vijnë ata”.

Osmani ka thënë se Kosova është e gatshme të ndihmojë edhe si shtet tranzit për refugjatët afganë, sepse, sipas saj, vetëm kur punohet bashkë do të arrihet të ndihmohen.

Osmani po ashtu u ka bërë thirrje të gjitha qeverive demokratike që t’ia zgjasin dorën afganëve njësoj siç ia zgjatën Kosovës.

“Është me rëndësi që së pari si njerëz e më pas si liderë të tregojmë lidership në këto situata të vështira. Duhet të kuptojmë se nëse nuk punojmë së bashku nuk do të jemi në gjendje të kemi sukses. Rasti i Kosovës tregon këtë. Vetëm kur SHBA-ja, Britania dhe anëtarët e NATO-s punuan së bashku arritën ta mposhtnin regjimin e Millosheviçit dhe të sillnin paqe jo vetëm në Kosovë por gjithë Ballkanin Perëndimor”, tha Osmani. “Unë isha refugjate vet. Nuk është se ata që të persekutojnë të pyesin nëse do të largohesh tash apo pas një viti. Asnjëri nuk largohet se do vetë, por e bën nga dëshpërimi. Për këtë arsye u bëjë thirrje të gjitha qeverive demokratike ta shtrijnë dorën njësoj siç kanë bërë për gjithë ne këtu në Kosovë. Nëse Kosova si shtet i vogël i Ballkanit mund të bëjë këtë atëherë gjitha shtetet mund ta bëjnë. Duhet të tregohet zemra e madhe”.

Etiketa: afganëtbbckosoveosmani

Ju sugjerojmë

91% e tregut të sigurimit të pronës është e përqendruar në Tiranë
Aktualitet

91% e tregut të sigurimit të pronës është e përqendruar në Tiranë

20 Gusht, 2025 12:08 pm
Rrugorja, masa të rrepta/ Bllokohen 108 makina, pezullohen 53 leje. Të arrestuar e..
Aktualitet

Rrugorja, masa të rrepta/ Bllokohen 108 makina, pezullohen 53 leje. Të arrestuar e..

20 Gusht, 2025 12:00 pm
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Aktualitet

Kosova ende pa Kuvend/ Haxhiu e Gërvalla nuk zgjidhen si kryetare këtë seancë

20 Gusht, 2025 11:47 am
Bizneset shqiptare përdorin Inteligjencën Artificiale më shumë se rajoni dhe BE-ja
Aktualitet

Bizneset shqiptare përdorin Inteligjencën Artificiale më shumë se rajoni dhe BE-ja

20 Gusht, 2025 11:35 am
Aksidentohet autobusi në Afganistan, humbin jetën 76 persona
Bota

Aksidentohet autobusi në Afganistan, humbin jetën 76 persona

20 Gusht, 2025 11:30 am
“Politikan i dobët që tradhtoi Izraelin”/ Albanese minimizon kritikat e Netanyahut
Bota

“Politikan i dobët që tradhtoi Izraelin”/ Albanese minimizon kritikat e Netanyahut

20 Gusht, 2025 11:19 am
Durrës, plagosi rëndë me gur të riun gjatë një konflikti/ Arrestohet 29 vjeçari
Aktualitet

Durrës, plagosi rëndë me gur të riun gjatë një konflikti/ Arrestohet 29 vjeçari

20 Gusht, 2025 11:14 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Aktualitet

Tiranë, ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses dhe tentoi ta djegë/ Pranga 42 vjeçarit

20 Gusht, 2025 11:02 am
Vengu: Projekt modern në Kompleksin Muzeal të FA-ve në Bërzhitë
Aktualitet

Vengu: Projekt modern në Kompleksin Muzeal të FA-ve në Bërzhitë

20 Gusht, 2025 10:49 am
Aksidentohet në Gjermani autobusi me udhëtarë nga Kosova, 3 të lënduar
Bota

Aksidentohet në Gjermani autobusi me udhëtarë nga Kosova, 3 të lënduar

20 Gusht, 2025 10:38 am
Para
Kontrolle në Rinas, masat për përballimin e fluksit gjatë sezonit turistik

Kontrolle në Rinas, masat për përballimin e fluksit gjatë sezonit turistik

Vatra aktive zjarri në Voskopojë, Dukat dhe Selenicë

Si paraqitet situata aktuale e vatrave të zjarrit në vend

Durrës/Kokainë dhe heroinë,momenti kur “Shqiponjat” arrestojnë trafikantin

Durrës/Kokainë dhe heroinë,momenti kur “Shqiponjat” arrestojnë trafikantin

TE FUNDIT

91% e tregut të sigurimit të pronës është e përqendruar në Tiranë

91% e tregut të sigurimit të pronës është e përqendruar në Tiranë
20 Gusht, 2025

Pothuajse 91% e primeve të sigurimit nga katastrofat natyrore janë të përqendruara në qarkun e Tiranës. Të dhënat nga raporti...

Lexo më shumë

Rrugorja, masa të rrepta/ Bllokohen 108 makina, pezullohen 53 leje. Të arrestuar e..

Rrugorja, masa të rrepta/ Bllokohen 108 makina, pezullohen 53 leje. Të arrestuar e..
20 Gusht, 2025

Policia Rrugore e Tiranës intensifikon monitorimet e akseve rrugore 24/7, duke përdorur dronë, radarë, kamera, makina inteligjente dhe patrulla me...

Lexo më shumë

Kosova ende pa Kuvend/ Haxhiu e Gërvalla nuk zgjidhen si kryetare këtë seancë

Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
20 Gusht, 2025

Sot, 20 gusht, Kuvendi i Kosovës dështoi sërish në seancën për konstituim, edhe pas urdhrit të Gjykatës Kushtetuese. Sipas Kushtetueses,...

Lexo më shumë

Bizneset shqiptare përdorin Inteligjencën Artificiale më shumë se rajoni dhe BE-ja

Bizneset shqiptare përdorin Inteligjencën Artificiale më shumë se rajoni dhe BE-ja
20 Gusht, 2025

Megjithëse Shqipëria ka hendek teknologjik në krahasim me Rajonin dhe vendet BE, bizneset tona janë duke e përdorur inteligjencën Artificiale...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com