Është zbardhur ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i plagosur 24-vjeçari në Berat. Policia bën me dije se janë shpallur në kërkim dy shtetasit e dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje.
Ata janë Arnold Azizolli, 30 vjeç dhe Amarildo Dule, 30 vjeç, të dy banues në Berat.
Shpallja në kërkim e këtyre shtetasve u bë pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, në rrugën “Xhamia e Sahatit” kanë plagosur me
armë zjarri shtetasin Tajar Fetiu, 24 vjeç, banues në Berat. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme./Opinion.al