Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Diplomatët amerikanë në Gjermani vuajnë nga ‘Sindroma Havana'”

2021/08/18 at 6:13 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Diplomatët amerikanë në Gjermani vuajnë nga ‘Sindroma Havana'”

Diplomatët e prekur po marrin mjekim, pas ankesave për dhimbje të forta koke. Sindroma Havana ka prekur shumë diplomatë në botë.

Sipas raporteve të mediave, qeveria amerikane po heton disa raste të pashpjegueshme të sëmundjes që kanë ndodhur në stafin diplomatik të ambasadës së saj në Berlin.

Sipas një raporti, të paktën dy diplomatë amerikanë në Gjermani kanë simptoma të të ashtuquajturës “Sindroma Havana”.

“Wall Street Journal” raporton se diplomatët po marrin trajtim mjekësor për marrje mendsh të papërcaktuar, dhimbje koke të forta dhe shenja të tjera sëmundjeje.

Edhe në vende të tjera evropiane janë prekur diplomatë amerikanë. Sipas revistës, disa nga të sëmurët po punojnë për tema të Rusisë.

Hulumtime për armët akustike?

Diplomatët amerikanë pranuan se kishte raste të ngjashme në vende të tjera evropiane në të kaluarën. Disa nga viktimat janë oficerë të shërbimeve të inteligjencës, që merren kryesisht me Rusinë.

Në këtë kontekst tërheq vëmendjen që, sipas revistës “Spiegel” dhe platformës suedeze “Bellingcat”, Rusia punon për një metodë për të dërguar nga distanca valë të rrezikshme te një person i synuar. Si hyrje shërben telefoni celular. Për këtë mund të përdoren valët e zërit ose valët e radios.

E ashtuquajtura “Sindroma Havana” u shfaq për herë të parë në kryeqytetin kuban pesë vjet më parë. Që atëherë, dhjetëra diplomatë në të gjithë botën janë ankuar për këtë. Diplomatë kanadezë dhe amerikanë dhe familjet e tyre në Kubë kanë vuajtur nga simptomat që nga viti 2016. Rastet u shfaqën më vonë në Kinë, Rusi dhe vetë në SHBA. Kohët e fundit janë shtuar incidentet në ambasadën amerikane në Vjenë.

Zyrtarët e qeverisë amerikane kanë shprehur dyshimin se shërbimet e inteligjencës ruse kishin sulmuar stafin e ambasadës së tyre. SHBA ka shprehur dyshimin se të prekurit kanë qenë të ekspozuar ndaj sulmeve akustike përmes frekuencave të radios. Deri tani, megjithatë, kjo nuk është mbështetur me prova. Koordinatori i shërbimit sekret amerikan, Avril Haines duhej të pranonte në fillim të gushtit se shkaku i “Sindromës Havana” ende nuk ishte gjetur.

“Sindroma Havana” shoqërohet me ankesa të tilla si dhimbje koke dhe vjellje nga një shkak i panjohur. Viktimat gjithashtu mund të përjetojnë përgjumje, lodhje dhe probleme me dëgjimin dhe shikimin. “Wall Street Journal” raporton, duke cituar diplomatët amerikanë, se disa nga punonjësit në fjalë nuk janë në gjendje të punojnë. Rastet në Berlin do të ishin të parat në një vend të NATO-s në të cilin janë vendosur trupat amerikane./DW

Etiketa: diplomatgjermanisindroma Havana

Ju sugjerojmë

Tensione në parlamentin izraelit, çfarë ndodhi gjatë fjalës së Trump
Bota

Tensione në parlamentin izraelit, çfarë ndodhi gjatë fjalës së Trump

13 Tetor, 2025 2:39 pm
Trump i flet parlamentit izraelit: Armët heshtën sot në Tokën e Shenjtë
Bota

Trump i flet parlamentit izraelit: Armët heshtën sot në Tokën e Shenjtë

13 Tetor, 2025 2:36 pm
Avokati i Popullit, Berisha i përgjigjet Ballës: Merreni po e deshët
Politikë

Avokati i Popullit, Berisha i përgjigjet Ballës: Merreni po e deshët

13 Tetor, 2025 1:49 pm
Berisha: Shqipëria nuk i plotëson kriteret për në BE
Kryesore

Berisha: Shqipëria nuk i plotëson kriteret për në BE

13 Tetor, 2025 1:21 pm
Rama batuta me Von der Leyen: Do gjesh ushqim të mirë, e më pak mërzi se në Bruksel
Aktualitet

Rama batuta me Von der Leyen: Do gjesh ushqim të mirë, e më pak mërzi se në Bruksel

13 Tetor, 2025 12:41 pm
OBSH paralajmëron për përhapje të baktereve rezistente ndaj ilaçeve
Rajoni

OBSH paralajmëron për përhapje të baktereve rezistente ndaj ilaçeve

13 Tetor, 2025 12:36 pm
Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti: Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 3 komuna
Rajoni

Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti: Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 3 komuna

13 Tetor, 2025 11:45 am
Rama pret Von der Leyen: Procesi i negociatave po ecën me shpejtësi
Kryesore

Rama pret Von der Leyen: Procesi i negociatave po ecën me shpejtësi

13 Tetor, 2025 11:20 am
Integrimi në BE, Von der Leyen: Shqipëria po ecën me shpejtësi rekord
Kryesore

Integrimi në BE, Von der Leyen: Shqipëria po ecën me shpejtësi rekord

13 Tetor, 2025 11:17 am
Franca me qeveri të re, Lecornu prezanton kabinetin e ri
Bota

Franca me qeveri të re, Lecornu prezanton kabinetin e ri

13 Tetor, 2025 10:21 am
Para
Ish-agjent në FBI/ Mbërrin në Shqipëri këshilltari i BKH, takohet me Kim

Ish-agjent në FBI/ Mbërrin në Shqipëri këshilltari i BKH, takohet me Kim

Xhaçka inspekton qendrën pritëse për afganët në Rinas

Xhaçka inspekton qendrën pritëse për afganët në Rinas

Kosovë/ Rriten infektimet me Covid-19, prej ditësh asnjë humbje jete

Italia regjistroi 7,160 të infektuar nga COVID-19 dhe 69 viktima

TE FUNDIT

Tensione në parlamentin izraelit, çfarë ndodhi gjatë fjalës së Trump

Tensione në parlamentin izraelit, çfarë ndodhi gjatë fjalës së Trump
13 Tetor, 2025

Një incident u regjistrua në parlamentin izraelit teksa presidenti amerikan po mbante fjalën. Dy anëtarë të krahut të majtë ngritën një pankartë...

Lexo më shumë

Trump i flet parlamentit izraelit: Armët heshtën sot në Tokën e Shenjtë

Trump i flet parlamentit izraelit: Armët heshtën sot në Tokën e Shenjtë
13 Tetor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump u prit me ovacione në Parlamentin izraelit, në ditën kur Hamasi liroi 20...

Lexo më shumë

Avokati i Popullit, Berisha i përgjigjet Ballës: Merreni po e deshët

Avokati i Popullit, Berisha i përgjigjet Ballës: Merreni po e deshët
13 Tetor, 2025

Sali Berisha ka folur dhe për deklaratën e dhënë së fundmi nga kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla, i cili tha...

Lexo më shumë

Berisha: Shqipëria nuk i plotëson kriteret për në BE

Berisha: Shqipëria nuk i plotëson kriteret për në BE
13 Tetor, 2025

Pak orë pasi Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen foli për një punë mbresëlënëse të bërë nga Shqipëria...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com