Ish -presidenti afgan Ashraf Ghani, i cili u largua nga vendi të dielën kur po sulmonin nga të gjitha anët Kabulin, ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe. Lajmin e ka konfirmuar për CCN Ministria e Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar e Emirateve të Bashkuara Arabe konfirmon se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë mirëpritur Presidentin Ashraf Ghani dhe familjen e tij në vend për arsye humanitare,” tha një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe dërguar CNN.