Një 23-vjeçar ka humbur jetën pasditen e kësaj të marte në Gjrin e Lalëzit në Durrës.
Bëhet me dije se i riu është futur në det për t’u larë dhe nuk ka dalë më. 23-vjeçari është identifikuar me inicialet A.S. nërkohë që mësohet se trupi i viktimës ende nuk është gjendur.
Polumbarët vijojnë ende kërkimet, por edhe pse kanë kaluar më shumë se katër orë nga mbytja e 23-vjeçarit, nuk ka asnjë shenjë për trupin e pajetë.