Një 32-vjeçare i ka dhënë fund jetës në Tiranë, duke u vetëvarur ditën e sotme.
Policia njofton se e reja është identifikuar me inicialet A. D. dhe është gjetur e vetëvarur në një pemë rreth zonës së Liqenit Artificial. Ndër të tjera në infoemacionin zyrtar mësohet se e reja vuante nga çrregullime të ankthit.
Informacion paraprak
Rreth zonës së Liqenit Artificial, është gjetur e vetëvarur në një pemë shtetësja A. D., 32 vjeçe.
Nga deklarimet paraprake dyshohet se shtetasja A. D, vuante nga çrregullimet e ankthit. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al