Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sot për strehimin e qytetarëve afganë në Kosovë.
Në një deklaratë për mediat, Kurti u shpreh se Kosova ka qenë e gatshme për pranimin e afganëve dhe thotë se ka pasur një bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Më tej ai tha se ka një muaj që janë duke u përgatitur për strehimin e një grupi të shtetasve nga Afganistani pas ngjarjeve në këtë shtet.
“Shpreh keqardhje me pamjet e rënda ku urojmë të ketë sa më pak viktima. Qytetarët ku do në botë jo vetëm që meritojnë po iu takon demokracia dhe ne urojmë më të mirën për afganët. Ka një muaj që Qeveria është në kontakt të rregullt me SHBA për tu përgatitur për strehimin dhe mbrojtjen e një numri të refugjatëve. Ne jemi shtet serioz dhe këtë punë e kemi bërë pa zhurmë dhe me shumë kujdes se kjo çështje është e dhimbshme, por edhe çështje e ndjeshme e sigurisë. Ne e kemi SHBA e kemi aleatë të pazëvendësueshëm, përveç aspekti të solidaritet e ka edhe dimension edhe të aleancës me Amerikën. Ata na kanë përkrahur në vazhdimësi kjo është pjesë e vogël e kontributit. Hollësitë janë duke e diskutuar me ShBA-në dhe ato u përkasin ekipeve tona dhe kur të kenë detaje për shifrat, mënyrat dhe kohëzgjatjen.
Qeveria e Kosovës mbrëmë ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, për dhënien e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme personave të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan”, tha Kurti./Opinion.al