Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Biden: Amerikanët s’kanë pse të vdesin kur vetë ushtria afgane s’po lufton

2021/08/17 at 8:33 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Biden: Amerikanët s’kanë pse të vdesin kur vetë ushtria afgane s’po lufton

Presidenti Joe Biden mbrojti të hënën me forcë vendimin për të tërhequr trupat amerikane nga Afganistani dhe hodhi poshtë kritikat e shumta për tërheqjen kaotike që po paraqet një krizë për të.

Biden tha se misioni i Shteteve të Bashkuara asnjëherë nuk kishte pasur si synim shtetndërtimin.

“Nuk ishte asnjëherë për të krijuar një demokraci të bashkuar dhe të centralizuar. Interesi ynë i vetëm jetik kombëtar në Afganistan vazhdon të jetë sot, ai që ka qenë gjithmonë – parandalimi i një sulmi terrorist në tokën amerikane”, tha Presidenti Biden.

Ai e pranoi se ngjarjet u zhvilluan më me shpejtësi nga ç’ishte parashikuar, por fajësoi për marrjen e vendit nën kontroll nga Talebanët mungesën e gatishmërinë së ushtrisë afgane për të luftuar grupin ekstremist.

“Udhëheqësit politikë të Afganistanit u dorëzuan dhe ikën nga vendi. Ushtria afgane u rrëzua pa u përpjekur të luftonte. Trupat amerikane nuk mund dhe nuk duhet të bëjnë një luftë dhe të vdesin në një luftë të cilën forcat afgane nuk janë të gatshme ta bëjnë për veten e tyre”, tha ai.

Mijëra civilë që në mënyrë të dëshpëruar donin të iknin nga Afganistani u mblodhën në pistën e vetme të aeroportit të Kabulit të hënën pasi talebanët pushtuan kryeqytetin, duke bërë që Shtetet e Bashkuara të pezullonin evakuimet mes kritikave në rritje në vend.

Sipas njoftimeve, pesë persona humbën jetën. Një zyrtar amerikan i tha agjencisë Reuters se dy persona të armatosur ishin vrarë nga forcat amerikane në Afganistan gjatë 24 orëve të fundit.

“Unë i qëndroj plotësisht vendimit tim,” tha zoti Biden. “Pas 20 vitesh kam mësuar nga një përvojë e vështirë se nuk ka pasur kurrë një moment që do të ishte i përshtatshëm për të tërhequr forcat amerikane. Kjo është arsyeja pse ne jemi akoma atje.”

Zoti Biden e shoqëroi mbrojtjen e vendimit të tij me një paralajmërim ndaj Talebanëve: lëreni tërheqjen e SHBA-së të vazhdojë pa pengesa ose do të përballeni me një forcë shkatërruese./VOA

Ju sugjerojmë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

5 Qershor, 2025 9:50 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

5 Qershor, 2025 9:16 pm
Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
Politikë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

5 Qershor, 2025 8:57 pm
Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar
Sport

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

5 Qershor, 2025 8:47 pm
Ukraina godet bazën raketore të Rusisë
Bota

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë

5 Qershor, 2025 8:40 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

5 Qershor, 2025 8:04 pm
Para
VIDEO/ Përfshihen nga zjarri Sarajet e Toptanasve

Zjarri te Sarajet e Toptanëve, Veliaj: Kamerat kanë kapur zjarrvënësin

Zjarri te Sarajet e Toptanëve,pamjet e zjarrvënësit teksa largohet me vrap

Zjarri te Sarajet e Toptanëve,pamjet e zjarrvënësit teksa largohet me vrap

Pamje dramatike, avioni amerikan i mbushur me afganë që largohen nga vendi

Pamje dramatike, avioni amerikan i mbushur me afganë që largohen nga vendi

TE FUNDIT

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
5 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka...

Lexo më shumë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
5 Qershor, 2025

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas...

Lexo më shumë

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
5 Qershor, 2025

Në një deklaratë të fundit publike që po bën bujë në rrjetet sociale, Elon Musk ka hedhur akuza të rënda...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
5 Qershor, 2025

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com