Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Diskutohen masa të reja për hyrjen në Maqedoninë e Veriut

2021/08/16 at 8:24 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Diskutohen masa të reja për hyrjen në Maqedoninë e Veriut

Vërtetim për vaksinim, test PCR negativ, dëshmi se e kanë kaluar sëmundjen do t’u kërkohet të gjithë qytetarëve gjatë hyrjes dhe daljes nga Maqedonia e Veriut.

Kjo është masa e re për të cilën ka diskutuar Komisioni Për Sëmundje Infektive, por që do të jetë temë diskutimi në seancën e nesërme të Qeverisë. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se duke pasur parasysh se shumë qytetarë ndodhen jashtë vendit për momentin, përveç çështjes së masës, do të diskutohet edhe për kohën se kur do të implementohet e njëjta.

“Më lejoni të informoj se në shtab është diskutuar edhe për një masë tjetër shtesë, për të cilën nesër në mënyrë shtesë do të diskutohet në seancën e qeverisë, e ajo është që për hyrje dhe dalje nga shteti, të gjithë qytetarëve, pa dallim nëse janë ose jo shtetas të RMV-së, edhe për hyrje edhe për dalje do t’u kërkohet ose vërtetim për vaksinë të pranuar, ose test PCR negativ, ose dëshmi se e kanë kaluar sëmundjen. Nesër do të diskutohet edhe për masën edhe për kohën se kur do të implementohet e njëjta, duke pasur parasysh se shumë qytetarë tash janë jashtë vendit.”

Propozim tjetër që do t’i dorëzohet qeverisë është edhe karantina e detyrueshme 14 ditore, për të gjithë qytetarët që kthehen nga Afganistani.
Filipçe nënvizoi se numri i të diagnostikuarve të rinj rritet edhe më tej dhe bashkë edhe numri i pacientëve të cilëve u nevojitet hospitalizim, gjë që po e rrit presionin ndaj spitaleve, ku për momentin gjendja më kritike është në Tetovë. Por edhe përkundër kësaj, Filipçe tha se komisioni ka vendosur ta përcjell situatën edhe gjatë kësaj jave, dhe për momentin nuk do të kërkojë masa në nivel rajonal pikërisht për këtë qytet.

“Presion më të madh ka në spitalet e Tetovës, Gostivarit, në Strugë poashtu përforcohet, për momentin në Tetovë hospitalizohen 90 pacientë, në Gostivar 70. Gjatë vikendit kishte shumë presion sikur në ato qytete, njëjtë edhe këtu në Shkup, prandaj sot bëmë koordinim se ku duhet të dërgohen pacientët. Në klinikën për sëmundje infektive dhe institutin për tuberkulozë i cili ishte përshtatur për pranim të kovid pacientëve, kapacitetet  tërësisht dhe prej sot për këtë arsye fillon me punë spitali modular dhe reparti infektiv në spitalin 8 shtatori dhe në disa vende tjera.”

Filipçe nënvizoi se nuk ka logjikë që dikush të bëjnë test PCR vetëm që të merr pjesë në ndonjë ngjarje, pasi sipas tij thelbi është të ngrihet imuniteti kolektiv. Ministri tha se gjatë ditës së sotme ka arritur një tjetër rekomandim nga Komiteti i Imunizimit, ku thuhet se do të rekomandohet vaksinimi me dozën e tretë të vaksinës për personat me dializë kronike, pacientët që kanë pasur transplante, dhe për disa kategori të tjera të qytetarëve./ Klan Macedonia

Etiketa: maqedonirregulla

Ju sugjerojmë

“6000 kamionë ndihmash janë gati jashtë Gazës”, OKB: Të lejohen dhe nga toka
Bota

“6000 kamionë ndihmash janë gati jashtë Gazës”, OKB: Të lejohen dhe nga toka

1 Gusht, 2025 7:31 pm
Pas prishjes së ndërtimeve pa leje,Rama ndan pamje të kurorëzimit të çiftit në Theth
Aktualitet

Pas prishjes së ndërtimeve pa leje,Rama ndan pamje të kurorëzimit të çiftit në Theth

1 Gusht, 2025 6:51 pm
Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

“Po punojmë për të ushqyer njerëzit’në Gaza”, Trump: Të kishte ndodhur kohë më parë

1 Gusht, 2025 6:42 pm
Gazetarja italiane “tërbon” Trumpin: Kurrë nuk e kam quajtur Evropën parazit, s’jam fans i Zelensky
Bota

Kamboxhia do të nominojë Trump për çmimin Nobel për Paqen

1 Gusht, 2025 6:14 pm
BE mbështet ekonominë qarkulluese të vendit/ Fondet si pjesë e Kapitullit 27..
Aktualitet

Kodi i ri Penal,delegacioni i BE në Shqipëri: Ndryshimet,nuk janë në standardet e BE

1 Gusht, 2025 6:12 pm
Përplasen dy automjete në Shkodër, plagoset një person
Kronikë

Përplasen dy automjete në Shkodër, plagoset një person

1 Gusht, 2025 5:56 pm
SHBA vendosi tarifa 50%, Brazili do të shpallë planin për të ndihmuar bizneset
Bota

SHBA vendosi tarifa 50%, Brazili do të shpallë planin për të ndihmuar bizneset

1 Gusht, 2025 5:52 pm
Italia do të evakuojë fëmijë nga Gaza për trajtim mjekësor
Bota

Italia do të evakuojë fëmijë nga Gaza për trajtim mjekësor

1 Gusht, 2025 5:50 pm
Analiza/ Beogradi dhe Zagrebi nxisin urrejtje reciproke
Rajoni

Analiza/ Beogradi dhe Zagrebi nxisin urrejtje reciproke

1 Gusht, 2025 5:30 pm
U zhduk në ujërat e Matit, gjendet trupi i pajetë i peshkatarit
Kronikë

U zhduk në ujërat e Matit, gjendet trupi i pajetë i peshkatarit

1 Gusht, 2025 5:26 pm
Para
VIDEO/ Zbrazen godinat, Qytet Studenti gati për të pritur afganët

VIDEO/ Zbrazen godinat, Qytet Studenti gati për të pritur afganët

Johnson: Varianti i ri i COVID-19 është më vdekjeprurës

Boris Johnson thirrje udhëheqësve të G7 për situatën në Afganistan

Fifi rrëfen historinë e trishtë kur ishte studente: Jam poshtëruar

“Ke shtuar peshë sërish”, Fifit revoltohet me ndjekësit: Po ua ha bukën?

TE FUNDIT

“6000 kamionë ndihmash janë gati jashtë Gazës”, OKB: Të lejohen dhe nga toka

“6000 kamionë ndihmash janë gati jashtë Gazës”, OKB: Të lejohen dhe nga toka
1 Gusht, 2025

OKB-ja ka 6,000 kamionë me ushqime të bllokuar jashtë Gazës dhe gati për të hyrë në enklavën palestineze, njoftoi sot...

Lexo më shumë

Pas prishjes së ndërtimeve pa leje,Rama ndan pamje të kurorëzimit të çiftit në Theth

Pas prishjes së ndërtimeve pa leje,Rama ndan pamje të kurorëzimit të çiftit në Theth
1 Gusht, 2025

Kryeministri Edi Rama publikuar një video nga Thethi, pas prishjes së ndërtimeve pa leje. Kreu i qeverisë ka ndarë pamje...

Lexo më shumë

“Po punojmë për të ushqyer njerëzit’në Gaza”, Trump: Të kishte ndodhur kohë më parë

Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
1 Gusht, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump thotë e po punon për një plan për të “ushqyer njerëzit”...

Lexo më shumë

Kamboxhia do të nominojë Trump për çmimin Nobel për Paqen

Gazetarja italiane “tërbon” Trumpin: Kurrë nuk e kam quajtur Evropën parazit, s’jam fans i Zelensky
1 Gusht, 2025

Nominimi i radhës për çmimin Nobel për Paqe për Donald Trump erdhi nga Kamboxhia. Zëvendëskryeministri i Kamboxhias, Sun Chanthol, i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com