Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka bërë të ditur se organizata është duke ndihmuar për të mbajtur të hapur aeroportin e Kabulit me qëllim lehtësimin e evakuimeve. Përmes një tuiteri, ai shton se ka patur bisedime me Kryeministrin britanik Johnson dhe me Ministrat e Jashtëm të Kanadasë, Danimarkës dhe Holandës, lidhur me situatën në Afganistan.
“Bisedova me Kryeministrin anglez Boris Johnson dhe Ministrat e Jashtëm të aleatëve tanë, Kanada, Danimarkë dhe Holandë mbi situatën në Afghanistan. NATO po ndihmon të mbajë hapur aeroportin e Kabulit për të lehtësuar dhe koordinuar evakuimet”, shkruan Stoltenberg./Opinion.al