Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Forcat afgane nuk bëjnë rezistencë, talebanët marrin një tjetër qytet

2021/08/14 at 9:08 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Forcat afgane nuk bëjnë rezistencë, talebanët marrin një tjetër qytet

Mazar-e-Sharif, qyteti i katërt më i madh i Afganistanit ra të shtunën në duart e talibanëve, pas një sulmi të kryengritësve nga disa drejtime, sipas një ligjvënësi.

Ligjvënësi Abas Ebrahimzada tha se trupat e ushtrisë afgane që ndodheshin në këtë krahinë u dorëzuan të parët, gjë që u pasua nga demoralizim i grupeve paraushtarake dhe forcave të tjera pro-qeveritare përballë sulmeve të talibanëve.

Sipas ligjvënësit, të gjitha objektet e qeverisë lokale, përfshirë zyrën e guvernatorit, janë në duart e talibanëve.

Kryengritësit kanë marrë nën kontroll një pjesë të mirë të zonave veriore, perëndimore dhe jugore të vendit në një ofensivë të shpejtë kur mbeten më pak se tre javë nga data e caktuar për tërheqjen e plotë të trupave amerikane nga vendi.

Talibanët kanë arritur të avancojnë me shpejtësi gjatë javëve të fundit dhe tani kontrollojnë administratat lokale në 20 nga 34 krahinat e vendit.

Të shtunën më herët talibanët morën të shtunën dy krahina të tjera dhe u janë afruar rrethinave të kryeqytetit, Kabul, thonë zyrtarët afganë.

Vetëm brenda pak ditësh ata kanë marrë Heratin dhe Kandaharin, qytetin e dytë dhe të tretë më të madh në vend.

Grupi ekstremist ka nën kontroll të gjithë krahinën Logar, në jug të kryeqytetit dhe ka nën arrest zyrtarët lokalë, njofton një ligjvënëse e zonës. Talibanët kanë marrë edhe kryeqytetin e krahinës Paktika, në kufi me Pakistanin, sipas deklaratës së një ligjvënësi lokal. Ai tha se luftimet shpërthyen herët në mëngjes dhe më pas kryepleqtë e zonës ndërhynë për të negociuar tërheqjen nga krahina. Ndërsa guvernatori dhe zyrtarët u dorëzuan dhe u nisën drejt Kabulit.

Rezistenca e dobët e forcave afgane dhe shpesh dorëzimi i tyre pa bërë qëndresë të mirëfilltë, megjithë qindra miliarda dollarë të shpenzuar nga Shtetet e Bashkuara për stërvitjen dhe pajisjen e tyre, ka zgjuar frikën se talibanët mund të kthehen brenda pak muajsh në pushtet ose mund të plasë konflikti mes fraksioneve etnike siç ndodhi pas largimit të sovjetikëve në 1989.

Me avancimin e talibanëve, vendet perëndimore aleate të qeverisë afgane kanë njoftuar planet për evakuimin e personelit të tyre diplomatik.

Ndërkaq, nga i gjithë vendi ka pasur zhvendosje masive të civilëve të pambrojtur që përpiqen t’u shpëtojnë luftimeve. Sipas Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë të OKB-së për Refugjatët, që nga fillimi i vitit janë detyruar të braktisin banesat afro 400,000 afganë. Grupet bamirëse po i bien këmbanave të alarmit mbi rrezikun e një krize humanitare. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres bëri thirrje të premten për ndalimin e luftimeve, duke shtuar se situata në Afganistan ka dalë jashtë kontrollit./ VOA

Etiketa: afganistanluftaTalebanet

Ju sugjerojmë

Kush ishte Artur Zheji?
Aktualitet

Kush ishte Artur Zheji?

23 Gusht, 2025 5:42 pm
Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, reagon Policia: U ndje keq në restorant
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, reagon Policia: U ndje keq në restorant

23 Gusht, 2025 5:34 pm
Gjermania diskuton mundësinë e dërgimit të trupave paqeruajtëse në Ukrainë
Bota

Gjermania diskuton mundësinë e dërgimit të trupave paqeruajtëse në Ukrainë

23 Gusht, 2025 5:32 pm
E munguar publikisht/ Melania Trump po i zgjedh momentet diplomatike në këtë mandat
Bota

E munguar publikisht/ Melania Trump po i zgjedh momentet diplomatike në këtë mandat

23 Gusht, 2025 5:18 pm
Ndahet nga jeta gazetari dhe publicisti Artur Zheji
Aktualitet

Ndahet nga jeta gazetari dhe publicisti Artur Zheji

23 Gusht, 2025 5:08 pm
Doli në rrugë vetëm me të brendshme, arrestohet këngëtari
InstaBIZ

Doli në rrugë vetëm me të brendshme, arrestohet këngëtari

23 Gusht, 2025 5:07 pm
Vrau gruan në Greqi/ Arrestohet 40-vjeçari shqiptar, po fshihej në një parking
Kronikë

Greqi/ Shqiptari pas arrestimit: Gruan e vrava se më tradhtonte

23 Gusht, 2025 4:42 pm
Ndryshojnë rregullat e ushtrisë, zbulohen propozimet për forcimin e disiplinës
Aktualitet

Ndryshojnë rregullat e ushtrisë, zbulohen propozimet për forcimin e disiplinës

23 Gusht, 2025 4:40 pm
Babai u vrau të ëmën para syve, vajza e 36-vjeçares shqiptare: Ike mami im, por ne…
Kronikë

Babai u vrau të ëmën para syve, vajza e 36-vjeçares shqiptare: Ike mami im, por ne…

23 Gusht, 2025 4:33 pm
Shenjat e zodiakut që dinë si të “fitojnë” në një ndarje
Life Style

Shenjat e zodiakut që dinë si të “fitojnë” në një ndarje

23 Gusht, 2025 4:30 pm
Para
Përmbytjet në Turqi, shkon në 55 numri i viktimave

Përmbytjet në Turqi, shkon në 55 numri i viktimave

Real Madrid kërkon përsëri Mbappe

Real Madrid kërkon përsëri Mbappe

Presidenti Biden shfuqizon vendimin e Trump për “kartën e gjelbër”

Tërmeti tragjik, Biden jep udhëzimet për të ndihmuar Haitin

TE FUNDIT

Kush ishte Artur Zheji?

Kush ishte Artur Zheji?
23 Gusht, 2025

Artur Zheji lindi me 29 gusht të vitit 1961. Ai ishte i biri i euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit...

Lexo më shumë

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, reagon Policia: U ndje keq në restorant

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, reagon Policia: U ndje keq në restorant
23 Gusht, 2025

Policia ka dhënë informacion zyrtarë në lidhje me ndarjen nga jeta të publicistit dhe gazetarit të njohur Artur Zheji. Në...

Lexo më shumë

Gjermania diskuton mundësinë e dërgimit të trupave paqeruajtëse në Ukrainë

Gjermania diskuton mundësinë e dërgimit të trupave paqeruajtëse në Ukrainë
23 Gusht, 2025

Në Gjermani po debatohet mundësia e dërgimit të ushtarëve për një forcë ndërkombëtare paqeruajtëse në Ukrainë, pas sugjerimeve për një...

Lexo më shumë

E munguar publikisht/ Melania Trump po i zgjedh momentet diplomatike në këtë mandat

E munguar publikisht/ Melania Trump po i zgjedh momentet diplomatike në këtë mandat
23 Gusht, 2025

Melania Trump, e cila është parë rrallë në publik gjatë mandatit të dytë të bashkëshortit të saj si president, ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com