Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zjarret në Shqipëri, zgjerohet vatra në fshatin Thirrë

2021/08/14 at 8:10 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zjarret në Shqipëri, zgjerohet vatra në fshatin Thirrë

Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin për situatën e zjarreve në vendin tonë. Sipas ministrisë, situata është përkeqësuar në fshatin Thirrë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë, si pasojë e erës. Janë përshkuar deri tani rreth 200 ha.

Pavarësisht punës së bërë sot nga 80 forca, ndër to 60 efektivë të FA nuk është bërë i mundur izolimi i vatrës. Si pasojë e terrenit të vështirë dhe erës puna e forcave ka qenë e rrezikshme. Por nuk paraqitet rrezik për banesa. Nesër do të vijojë ndërhyrja nga ajri.

Zjarri në Malin e Tërbunit, bashkia Pukë është izoluar në masën 70%, pas punës së forcave në terren dhe ndërhyrjes nga ajri të helikopterit holandez. Situata është përmirësuar ndjeshëm, por ka mbetur vetëm një drejtim i vatrës se zjarrit në vendin e quajtur Qafa e Kumbullës ku po punohet nga të gjitha forcat në këtë zonë.

Vatra e zjarrit në fshatin  Flet njësia administrative Blerimaj, bashkia F.Arrëz vijon të jetë aktive. Pavarësisht punës së bërë nga të gjitha forcat nga toka e ajri, zjarri po përparon drejt majës së Shtrazicës me sipërfaqe pishe, në kufi me fshatin Dardhë, ndërsa në drejtim të fshatit Kryezi deri tani është mbajtur nën kontroll.

Era po favorizon përhapjen me shpejtësi të zjarrit dhe deri tani janë përshkuar 30 ha me shkurre dhe pemë të ndryshme. Gjatë natës situata do të monitorohet nga forcat zjarrfikëse për të mos lejuar kalimin në fshatra. Nesër do të rinisë puna në orët e para të mëngjesit nga forcat e pushtetit vendor, të FA dhe nga ajri me helikopterin holandez.

Nuk paraqet rrezik për banesat zjarri në fshatin Patalej, njësia administrative Kolsh, bashkia Lezhë. Situata nga era është përkeqësuar dhe ka zgjeruar perimetrin dhe e bën të vështirë izolimin e tij përmes forcave nga toka. Vijon përhapja në verilindje të fshatit dhe në kufi me bashkinë Mirditë ( në afërsi të fshatit Katund i Vjetër).  Deri më tani është përshkuar 30 ha bimësi e ndryshme. Strukturat janë në ndjekje të situatës.

Vijon të jetë aktive vatra në “Majën e Rrunës”, Laku i Mollave dhe Laku  i Thive, njësia administrative Malzi, bashkia Kukës. Situata është përmirësuar disi, por ka ende vatra të vogla në të gjithë malin. Nuk ka rrezik për banesat. Në këtë zonë afër fshatit Shemëri operon helikopteri Çek. Në ato zona forcat nga toka e kanë të pamundur ndërhyrjen.

Nuk ka probleme për banesat edhe në vatrën e zjarrit në Qafë Murrë, njësia administrative Selishte, B. Dibër, ku flakët kanë kaluar në një terren shkëmbor dhe me bimësi të pakët.

Zjarri në fshatin Kaçni, njësia administrative Selishte bashkia Dibër, po zhvillohet me ritëm të shtuar dhe ka dalë jashtë kontrollit duke u afruar në masivin me pisha në territorin e bashkisë Klos. Forcat operacionale janë në ndjekje të situatës.

Zjarri i rënë në një sipërfaqe pylli me pisha, në fshatin Gllavë, njësia administrative Buz, bashkia Memaliaj nuk paraqet rrezik për banesa. Në terren janë forca zjarrfikëse dhe banorë të zonës.

Etiketa: ministria e mbrojtjeszjarret

Ju sugjerojmë

Ballkani në flakë/ Zjarrfikësit të mbingarkuar, kanë mungesë pajisjesh
Bota

Ballkani në flakë/ Zjarrfikësit të mbingarkuar, kanë mungesë pajisjesh

30 Korrik, 2025 9:33 am
Skuadra e re e Manajt, futbollisti shqiptar shkon në Emiratet e Bashkuara Arabe
Sport

Skuadra e re e Manajt, futbollisti shqiptar shkon në Emiratet e Bashkuara Arabe

30 Korrik, 2025 9:30 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Pjesë e trafikut të drogës,39-vjeçari i dënuar me burg në Itali arrestohet në Shijak

30 Korrik, 2025 9:23 am
U largua nga Brazili për t’i shpëtuar burgut, arrestohet në Itali deputetja
Bota

U largua nga Brazili për t’i shpëtuar burgut, arrestohet në Itali deputetja

30 Korrik, 2025 9:20 am
Ndryshimi i klimës, thatësirë rekord e regjistruar në fillim të korrikut në Mesdhe
Bota

Ndryshimi i klimës, thatësirë rekord e regjistruar në fillim të korrikut në Mesdhe

30 Korrik, 2025 9:18 am
Tajlanda akuzon Kamboxhian për shkelje të armëpushimit
Bota

Tajlanda akuzon Kamboxhian për shkelje të armëpushimit

30 Korrik, 2025 9:01 am
Tërmeti i fuqishëm në Oqeanin Paqësor, Japonia evakuon 1.9 mln banorë
Bota

Tërmeti i fuqishëm në Oqeanin Paqësor, Japonia evakuon 1.9 mln banorë

30 Korrik, 2025 8:59 am
Rusia: Tërmeti në Gadishullin Kamchatka më i forti që nga viti 1952
Bota

Rusia: Tërmeti në Gadishullin Kamchatka më i forti që nga viti 1952

30 Korrik, 2025 8:58 am
Tërmeti me magnitudë 8.8 godet Rusinë
Bota

Tërmeti me magnitudë 8.8 godet Rusinë

30 Korrik, 2025 8:36 am
Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës
Kryesore

Parashikimi i motit, 30 korrik 2025

30 Korrik, 2025 8:21 am
Para
Kriza afgane po nxit azilkërkuesit drejt Evropës

Kriza afgane po nxit azilkërkuesit drejt Evropës

Forcat afgane nuk bëjnë rezistencë, talebanët marrin një tjetër qytet

Forcat afgane nuk bëjnë rezistencë, talebanët marrin një tjetër qytet

Përmbytjet në Turqi, shkon në 55 numri i viktimave

Përmbytjet në Turqi, shkon në 55 numri i viktimave

TE FUNDIT

Ballkani në flakë/ Zjarrfikësit të mbingarkuar, kanë mungesë pajisjesh

Ballkani në flakë/ Zjarrfikësit të mbingarkuar, kanë mungesë pajisjesh
30 Korrik, 2025

Gjatë dhjetë ditëve të fundit, shumë zona në Bullgari janë përfshirë nga flakët. Popullsia po njoftohet për zjarret përmes aplikacionit...

Lexo më shumë

Skuadra e re e Manajt, futbollisti shqiptar shkon në Emiratet e Bashkuara Arabe

Skuadra e re e Manajt, futbollisti shqiptar shkon në Emiratet e Bashkuara Arabe
30 Korrik, 2025

Rey Manaj është zyrtarisht lojtar i Sharjah FC. Manaj ka firmosur për dy vite me ekipin e Emirateve të Bashkuara Arabe....

Lexo më shumë

Pjesë e trafikut të drogës,39-vjeçari i dënuar me burg në Itali arrestohet në Shijak

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
30 Korrik, 2025

Policia ka kapur dhe arrestuar në një fshat të Shijakut një 39-vjeçar, i cili ishte pjesë e një organizate kriminale...

Lexo më shumë

U largua nga Brazili për t’i shpëtuar burgut, arrestohet në Itali deputetja

U largua nga Brazili për t’i shpëtuar burgut, arrestohet në Itali deputetja
30 Korrik, 2025

Deputetja braziliane Carla Zambelli, e dënuar me 10 vjet burg nga Gjykata e Lartë e Brazilit për hakimin e sistemit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com