24 qytetarë kanë humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Greqi.
Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se gjatë këtij harku kohor janë shënuar 3,493 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e të infektuarve në total në 531.967.
Aktualisht në intubim janë 235 qytetarë, mosha mesatare e të cilëve është 64 vjeç. Numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë në shtetin fqinj ka shkuar në 13,182./ Opinion.al