Një trup i dekompozuar është gjetur ditën e sotme në Bulqizë.
Kanë qenë banorët ata që kanë njoftuar policinë, pasi kanë konstatuar trupin e pajetë në një zonë pyjore në njësinë administrative Trebisht.
Ndërkohë autoritetet vijojnë punën për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rethanave të ngjarjes.
“Me datë 13.08.2021, rreth ores 11.05, është marrë informacion se në një zonë pyjore në njësinë administrative Trebisht, është konstatuar një shtetas pa shenja jete (i dekompozuar).
Vijon puna për identifikimin e trupit të pa jetë dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia e Bulqizës.