Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Talibanët marrin Gaznin, një hap më pranë Kabulit

2021/08/13 at 9:42 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Talibanët marrin Gaznin, një hap më pranë Kabulit

Departamenti amerikan i Shtetit konfirmoi të enjten se Shtetet e Bashkuara po ulin numrin e personelit diplomatik në Afganistan, duke lënë në Kabul vetëm “personelin jetik diplomatik” pas përkeqësimit të fundit të situatës së sigurisë në atë vend.

“Ambasada jonë mbetet e hapur dhe misioni ynë diplomatik do të vazhdojë,” tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price në konferencën e rregullt për shtyp të enjten.Ai shtoi se ambasada do të vazhdojë funksionet në të njëjtën ndërtesë, pasi u pyet nga gazetarët nëse ka plane për ta zhvendosur personelin që do të qëndrojë në Afganistan.

Ndërkohë, për të ndihmuar evakuimin e personelit diplomatik nga ambasada në Kabul, Shtetet e Bashkuara po dërgojnë 3000 trupa shtesë.

Një zyrtar amerikan konfirmoi se trupat do të ofrojnë mbështetje nga ajri dhe toka në procesin për transportimin e diplomatëve në aeroportin e Kabulit. Zyrtari foli me kusht që të mos identifikohej me emër, pasi planet nuk janë bërë ende publike.

Vendimi për të reduktuar në maksimum numrin e personelit diplomatik në Kabul reflekton humbje besimi nga administrata e Presidentit Biden në aftësinë e qeverisë afgane për të ofruar mbrojtjen e nevojshme për misionin diplomatik amerikan në Kabul, ndërkohë që talibanët vazhdojnë përparimin dhe kanë marrë gjatë ditëve të fundit një numër qytetesh të rëndësishme.

Pentagoni ka mbajtur 650 trupa në Afganistan për të ofruar siguri shtesë për misionin diplomatik amerikan. Zyrtari tha se trupat shtesë si dhe mjetet fluturuese do të sillen nga jashtë Afganistanit për të ndihmuar evakuimet.

Gjendja e sigurisë ka pësuar një rënie precipituese prej disa muajsh në Afganistan, që kur Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja bënë të ditura planet për tërheqje të plotë nga ky vend. Megjithë keqësimin e situatës, as Shtëpia e Bardhë dhe as Pentagoni nuk duken të gatshëm të ndalin keqësimin e mëtejshëm me një rishikim të planeve.

Presidenti Biden e ka bërë të qartë se nuk ka për synim të ndryshojë vendimin që mori pranverën e kaluar. Ndërkohë që janë larguar pjesa më e madhe e trupave amerikane nga Afganistani, talibanët kanë përshpejtuar operacionet.

Megjithëse talibanët nuk kanë mbështetje nga ajri dhe janë më të paktë në numër se ushtarët vendas që janë stërvitur e pajisur nga Shtetet e Bashkuara, ky grup ekstremist ka arritur të avancojë me shpejtësi rrufe.

Ambasada amerikane në Kabul paralajmëroi të enjten amerikanët që ndodhen në Afganistan të largohen menjëherë. Ky ishte paralajmërimi i dytë që nxjerr ambasada që të shtunën.

Ndërkaq, zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby tha se afganët kanë ende kohë të shpëtojnë vendin nga disfata përfundimtare.

“Nuk ka përse shkon drejt disfatës. E gjitha varet nga udhëheqja politike e ushtarake që mund të mobilizojnë vetë afganët për ta përmbysur këtë situatë”.

Një mesazh të ngjashëm kishte edhe Presidenti Biden këtë javë kur tha “Afganët duhet të luftojnë për veten dhe për vendin e tyre”.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë ta mbështesin ushtrinë afgane me goditje të kufizuara ajrore, por këto përpjekje nuk kanë dhënë rezultat deri tani. Më 31 gusht Shtetet e Bashkuara pritet të mbyllin zyrtarisht praninë e tyre ushtarake në Afganistan./VOA/

Ju sugjerojmë

Daja e viktimës në Vlorë: Nuk është aksident, por vrasje me dashje
Kronikë

Daja e viktimës në Vlorë: Nuk është aksident, por vrasje me dashje

30 Tetor, 2025 2:55 pm
Energjia diellore shpëton miliarda euro për gjermanët
Bota

Energjia diellore shpëton miliarda euro për gjermanët

30 Tetor, 2025 2:33 pm
Shqipëri-Itali, për herë të parë mbledhje e përbashkët e dy qeverive në Romë
Kryesore

Shqipëri-Itali, për herë të parë mbledhje e përbashkët e dy qeverive në Romë

30 Tetor, 2025 2:21 pm
I hapet rruga Gjergji Nikës, mund të garojë si kandidat i pavarur për bashkinë Vlorë
Politikë

I hapet rruga Gjergji Nikës, mund të garojë si kandidat i pavarur për bashkinë Vlorë

30 Tetor, 2025 2:15 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

I dënuar në Itali për përdhunim, arrestohet në Tropojë

30 Tetor, 2025 1:25 pm
Ardon Jashari kthehet në stërvitje me Milanin
Sport

Ardon Jashari kthehet në stërvitje me Milanin

30 Tetor, 2025 12:56 pm
Përplasje mes deputetëve të opozitës, Tabaku-Muçit: Mos bëj opozitë mbi opozitën
Kryesore

Përplasje mes deputetëve të opozitës, Tabaku-Muçit: Mos bëj opozitë mbi opozitën

30 Tetor, 2025 12:43 pm
Kërkesa për shkarkimin e Peleshit, Balla-Berishës: U mbush mali dhe polli 10 vota
Kryesore

Kërkesa për shkarkimin e Peleshit, Balla-Berishës: U mbush mali dhe polli 10 vota

30 Tetor, 2025 12:18 pm
Tiranë/ Klienti përdhunon kamerierin e mitur, arrestohet (Emri)
Kronikë

Tiranë/ Klienti përdhunon kamerierin e mitur, arrestohet (Emri)

30 Tetor, 2025 12:16 pm
Rrëzohet kërkesa e PD për shkarkimin e Peleshit, Berisha: Këta flasin përçart
Kryesore

Rrëzohet kërkesa e PD për shkarkimin e Peleshit, Berisha: Këta flasin përçart

30 Tetor, 2025 12:12 pm
Para
Përmbytjet në Turqi, 27 viktima,ministri:Tragjedi,s’është parë në 100 vite

Përmbytjet në Turqi, 27 viktima,ministri:Tragjedi,s'është parë në 100 vite

Shkolla e Magjistraturës: Vaksinimi i detyrueshëm për të qenë në auditore

Shkolla e Magjistraturës: Vaksinimi i detyrueshëm për të qenë në auditore

Covid-19/ Rregullat e reja të udhëtimit nëpër shtetet e Europës

Covid-19/ Rregullat e reja të udhëtimit nëpër shtetet e Europës

TE FUNDIT

Daja e viktimës në Vlorë: Nuk është aksident, por vrasje me dashje

Daja e viktimës në Vlorë: Nuk është aksident, por vrasje me dashje
30 Tetor, 2025

Daja i Leandro Shametajt, 17-vjeçarit që u aksidentua për vdekje në Vlorë, deklaroi për mediat se të afërmit e viktimës...

Lexo më shumë

Energjia diellore shpëton miliarda euro për gjermanët

Energjia diellore shpëton miliarda euro për gjermanët
30 Tetor, 2025

Zgjerimi i prodhimit të energjisë diellore në Gjermani ka çuar në uljen e çmimeve të energjisë elektrike, duke ndihmuar vendin...

Lexo më shumë

Shqipëri-Itali, për herë të parë mbledhje e përbashkët e dy qeverive në Romë

Shqipëri-Itali, për herë të parë mbledhje e përbashkët e dy qeverive në Romë
30 Tetor, 2025

Qeveria shqiptare dhe ajo italiane pritet të zhvillojnë më 13 nëntor një mbledhje të përbashkët në Romë, duke shënuar në këtë...

Lexo më shumë

I hapet rruga Gjergji Nikës, mund të garojë si kandidat i pavarur për bashkinë Vlorë

I hapet rruga Gjergji Nikës, mund të garojë si kandidat i pavarur për bashkinë Vlorë
30 Tetor, 2025

Kolegji Zgjedhor Gjyqësor ka vendosur regjistrimin e Gjergji Nikës si kandidat i pavarur për Kryetar Bashkie në Vlorë për zgjedhjet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com