Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përplasje në distancë Kosovë-Shqipëri për idenë e “Open Balkan”

2021/08/12 at 7:15 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Përplasje në distancë Kosovë-Shqipëri për idenë e “Open Balkan”

Iniciativa “Ballkani i Hapur” është vazhdimësi e “mini-Shengenit” ballkanik, që Kosova e ka kundërshtuar edhe më parë. Iniciativën për “Open Balkan” e përkrahin Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe disa nga udhëheqësit politikë në Kosovë si të partive në pushtet edhe atyre në opozitë po vazhdojnë përplasjen në distancë rreth idesë për një Ballkan të hapur, apo siҫ njihet tashmë “Open Balkan”. Në një postim të gjatë në Facebook, kryeministri shqiptar Rama duke ju përgjigjur shumë komentuesve nga Kosova, të cilët e akuazuan për siҫ thonë “afërsinë e tij me Vuçiqin”, veç të tjerash shkroi edhe për refuzimin e Kosovës që të jetë pjesë e iniciativës “Ballkani i Hapur”, që deri disa javë më parë njihej si mini-Shengeni Ballkanik.

Rama mbron idenë e Open Balkan

Rama shkroi se kjo retorikë nuk i shërben Kosovës dhe diplomacisë së saj. “Ballkani i Hapur është jo vetëm rruga e të ardhmes për prosperitetin e kombit shqiptar, si komb europian që përkatësinë e vet e ka në Europën e Bashkuar, por është edhe një mundësi e re dhe e madhe më shumë, në rrugën drejt njohjes së Kosovës nga Serbia; sa për një nga shumë shembuj të dobisë së madhe të Ballkanit të Hapur, kush nuk do që ta kuptojë pse Ballkani i Hapur e heq më në fund kufirin mes Shqipërisë e Kosovës, le të më thotë pse nuk e kanë hequr dot deri më sot, ata që e kanë premtuar me bujë dhe pse nuk e heq dot pa Ballkanin e Hapur atë kufi, asnjë prej atyre të cilëve “nuk u han luli” për aleatët e pazëvendësueshëm strategjikë të Kosovës e të Shqipërisë bashkë, që e mbështesin plotësisht nismën Open Balkan”, tha kryeministri Rama. E për mbështetjen e perendimit për “Open Balkan”, Rama i referohet edhe qeverisë gjermane duke thënë  hapur “qeveria gjermane e mbështetë këtë nismë”.  Rama iu përgjigjet kritikëve, se “nuk jam tradhtar, por nuk heq dorë nga ‘Ballkani i Hapur'”.

Kundërshtime nga Kosova

Bashkëpunimin rajonal e duan të gjitha palët, por procesin e Open Balkan Kosova e kundërshton. Iniciativën për “Open Balkan”, deri tani e përkrahin vetëm Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla e refuzoi bashkimin me këtë nismë, duke e cilësuar devijim të rrugës së Kosovës drejt BE-së. “Si Republikë e Kosovës, iniciativën e Novi Sadit, në ndërkohë të “mini-Shengenit”, e tash e “Ballkanit të Hapur”, e konsiderojmë si të rrezikshme, sepse krijohet përshtypja se kemi alternativë ndaj rrugës sonë të përbashkët si rajon, drejt BE-së dhe përçimin e këtij mesazhi ne e konsiderojmë se është më i rrezikshëm sesa vonesat që mund të ndodhin ndërkohë, gjatë procesit tonë të integrimit”, ka thënë ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.

Edhe kryetarja e Grupit Parlamentar e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha se “të gjitha partitë në Kosovë kanë shprehur kundërshtitë e tyre për iniciativën “Ballkani i Hapur” (Open Balkans), pasi sipas saj, kjo nismë është e “dëmshme” për faktin se Serbia është bosht i kësaj iniciative. “Për ne, absolutisht ka qenë një proces që prej fillimit nuk është mbështetur dhe e kemi konsideruar si një proces, e para paralel dhe e dyta të dëmshëm në momentin kur Serbia bëhet bosht i një iniciative, siç është rasti i ‘mini-Shengenit’ dhe (tani) ‘Open Balkan’”, tha Mimoza Kusari-Lila pas një mbledhje të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Si mund të evitohen keqkuptimet?

Përplasjet në distancë ndërmjet politikës kosovare dhe asaj të Shqipërisë janë kthyer në debat mes analistëve politikë. Blerim Burjani, analist politik  i tha DW-së se “keqkuptimet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë mund të evitohen nëse bashkëpunohet më ngushtë në fushën ekonomike”. “Ballkan Open është ide që do të duhej së pari Kosovë-Shqipëri të bisedojnë për përparësitë dhe për mangësitë e një projekti të tillë në mënyrë që të shmangeshin keqkuptimet e ndërsjellta. Edi Rama  ka avancuar ne këtë ide jashtë angazhimit të Kosovës për të trajtuar fillimisht tema të kësaj natyre që nuk janë të reja dhe të panjohura për Kosovën, që dikur ishte përmend si “Ballkania”. Keqkuptimet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë mund të evitohen  duke bashkëpunuar  ngushtë dhe sinqertë në fushën ekonomike e që një kohë të gjatë ka munguar ky sinqeritet në mes dy shteteve”, thotë Blerim Burjani.

Sipas analistit Burjani, kryeministri shqiptar Edi Rama, e sheh nismën e Balkan Open si një projekt për përfitim ekonomik sesa politik. “Realisht kryeministrit Rama, nisma e Balkan Open i konvenon nga aspekti ekonomik dhe turistik, që në fakt më shumë duket turistik se sa ekonomik si  interes i Shqipërisë. Raporti i tij jo i mirë me politikën kosovare, duket të jetë më shumë personal se sa ndër-shqiptar, pasi shqiptaret dhe interesat e tyre janë interesa më të gjera se sa interesat e tjera. Open Ballkan për momentin duket me shumë  të panjohura në kuptimin politik, ashtu siҫ e mendon Prishtina, përderisa Tirana zyrtare e mendon puro interes ekonomik dhe avancim të lirive ekonomike”, thotë Burjani.

Kosova ka premtuar, se do t’i bashkohej, “mini-Shengenit” në Marrëveshjen e Uashingtonit, të nënshkruar më 4 shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë nga ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, marrëveshje kjo, e cila në dy dokumente të ndara u nënshkrua në prani të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Në Kuvendin e Kosovës, më 6 gusht, nuk u miratua një rezolutë ku i kërkohej Qeverisë së Kosovës që të zbatonte Marrëveshjen e Uashingtonit. Gjatë votimit për këtë rezolutë, që sipas ligjeve në Kosovë, nuk janë detyruese, por shprehin vullnetin politik,  deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që është në pushtet abstenuan. Ideja e “mini-Shengenit” është prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Më 29 korrik 2021, në një forum ekonomik që u mbajt në Shkup, kësaj nisme ju ndryshua emri në “Open Balkan” dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u bënë thirrje të gjitha shteteve të rajonit që t’i bashkohen kësaj iniciative./ DW

Etiketa: Open Ballkam Kosoveshqiperi


Ju sugjerojmë

Libani aprovon propozimin e SHBA-së për çarmatosjen e Hezbollahut
Bota

Libani aprovon propozimin e SHBA-së për çarmatosjen e Hezbollahut

7 Gusht, 2025 10:36 pm
Turbulencat po përkeqësohen, studimi: rrugët më të ashpra të fluturimit në planet
Life Style

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: rrugët më të ashpra të fluturimit në planet

7 Gusht, 2025 10:14 pm
Vendi ynë si një “Itali e re”, Rama: Na ka bekuar Zoti, por na ka mallkuar historia
Aktualitet

Rama mbështet protestën kundër Gjykatës Speciale, kritika Kuvendit të Kosovës

7 Gusht, 2025 9:39 pm
Hamasi: Netanyahu do të sakrifikojë pengjet për qëllimet e veta personale
Bota

Hamasi: Netanyahu do të sakrifikojë pengjet për qëllimet e veta personale

7 Gusht, 2025 9:16 pm
“2 mijë € pajtimi”/ “Gjykim”për 4 persona, si policët favorizuan autorin e plagosjes
Aktualitet

The Economist: SPAK në Shqipëri po rrëzon figurat e rëndësishme

7 Gusht, 2025 8:37 pm
Në 3 vite vetëm 314 persona nga 2329 rifitojnë sërish patentën
Aktualitet

Në 3 vite vetëm 314 persona nga 2329 rifitojnë sërish patentën

7 Gusht, 2025 8:21 pm
Izraeli do të lejojë vendet e huaja të dërgojnë ndihma nga ajri në Gaza
Bota

Gaza, ushtria izraelite thirrje palestinezëve: Evakuohuni drejt al-Mawasi

7 Gusht, 2025 8:15 pm
Izraeli do trefishojë eksportin e gazit në Egjipt
Bota

Izraeli do trefishojë eksportin e gazit në Egjipt

7 Gusht, 2025 7:34 pm
Marrëveshja tregtare, dështojnë negociatat SHBA-Zvicër
Bota

Marrëveshja tregtare, dështojnë negociatat SHBA-Zvicër

7 Gusht, 2025 7:01 pm
U hodh në det nga një shkëmb i lartë, plagoset i mituri në Vlorë
Kronikë

U hodh në det nga një shkëmb i lartë, plagoset i mituri në Vlorë

7 Gusht, 2025 6:17 pm
Para
BE: Zjarret në Shqipëri tani po monitorohen nga hapësira

BE: Zjarret në Shqipëri tani po monitorohen nga hapësira

COVID-i ekspozon krizën e diabetit në SHBA

COVID-i ekspozon krizën e diabetit në SHBA

Video/ Alkool dhe kërcim, “harbohen” dy murgeshat

Video/ Alkool dhe kërcim, “harbohen” dy murgeshat
















TE FUNDIT

Libani aprovon propozimin e SHBA-së për çarmatosjen e Hezbollahut

Libani aprovon propozimin e SHBA-së për çarmatosjen e Hezbollahut
7 Gusht, 2025

Ministri i informacionit të Libanit tha të enjten se kabineti kishte miratuar objektivat e propozimit të SHBA-së për çarmatosjen e...

Lexo më shumë

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: rrugët më të ashpra të fluturimit në planet

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: rrugët më të ashpra të fluturimit në planet
7 Gusht, 2025

Një valë incidentesh të kohëve të fundit ka vënë në qendër të vëmendjes turbulencat gjatë fluturimeve, një fenomen gjithnjë e...

Lexo më shumë

Rama mbështet protestën kundër Gjykatës Speciale, kritika Kuvendit të Kosovës

Vendi ynë si një “Itali e re”, Rama: Na ka bekuar Zoti, por na ka mallkuar historia
7 Gusht, 2025

Në Prishtinë u protestua me moton “kundër padrejtësisë” nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Lexo më shumë

Hamasi: Netanyahu do të sakrifikojë pengjet për qëllimet e veta personale

Hamasi: Netanyahu do të sakrifikojë pengjet për qëllimet e veta personale
7 Gusht, 2025

Hamasi dënoi sot deklaratat e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu se Izraeli synon ta ketë të gjithë Rripin e Gazës nën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com