Pas prezantimit të Lionel Messit tek PSG, qindra tifozë kanë pushtuar dyqanin zyrtar të këtij klubi për të blerë fanellën e yllit të futbollit.
Vetëm në 20 minuta janë shitur të gjitha uniformat e futbollistit që ishin në dispozicion.
Çmimi fillestar i uniformës së Messit nisi nga 107.99 euro, ndërsa ende nuk dihet numri i saktë i fanellave të shitura.
Lionel Messi ka zgjedhur fanellën me numër 30 që kishte veshur në fillim të karrierës së tij teBarcelona.
Drejtuesit e Ligue 1 i dhanë leje Paris Saint Germain që të lejojnë 34-vjeçarin të mbaj mbi shpinë numrin që zakonisht rezervohet për portierët.
Messi nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare me gjigantët francezë.
Ndërsa kalimi i tij në Paris i jep fund periudhës së tij historike 20-vjeçare në Barcelonë.