Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U përball me Pjetrin dhe Çekajn, polici i 313: Më goditën me levë në kokë

2021/08/11 at 2:20 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Tentuan arratisjen, gjykata vendos 3 muaj izolim për Çekajn e Pjetrin

Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore e tentativës së arratisjes së Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit në burgun 313 në Tiranë.


Sikurse është bërë me dije edhe më herët, ka qenë Lulzim Çepele, ai që është përpjekur të shpërqendrojë punonjësit e policisë, duke tentuar të presë damarët,  moment ky që është shfrytëzuar nga Çekaj dhe Pjetri për t’u arratisur.

Ndërkohë në deklarimet e punonjësve të burgut që kanë qenë në shërbim të dielën e datës 8 gusht, rezulton se Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri jo vetëm kanë tentuar të arratisen njëri pas tjetrit, por edhe kanë dhunuar policët.

Specialisti i informacionit, Myfit Xheka ka rrëfyer se teksa kishte njoftuar autoritetet përkatëse se i paraburgosuri Lulëzim Çepele në dhomën 4 kishte dëmtuar damarët e dorës, kolegu i tij vuri re se Fatmir Pjetri ishte duke u kacavjerrur me një litar dhe po zbriste për tek shkallët e hyrjes së administratës.

Ai ka shkuar për të bërë neutralizimin e Pjetrit, ndërsa ky i fundit e ka qëlluar me një hekur në formë harku në kokë. Më pas Pjetri ka shkuar dhe ka goditur levë dhe punonjësin e portës.

Në këtë moment me litar po zbriste nga godina dhe Arbër Çekaj, por fatmirësisht me ndihmën e punonjësit të sigurisë Gëzim Nikoqi dhe specialistit të trupës Gëzim Ramushi u neutralizuan të dy të burgosurit te dera e institucionit.

“Në orën 06:30 kam marrë shërbimin deri në orën 19:00 ku unë kam si detyrë për të menaxhuar gjithë aktivitetin e institucionit, rreth orës 14:20 më njoftoi përgjegjësi specialist i tripës, Gëzim Rramush dhe më tha se i paraburgosuri Lulëzim Çepele në dhomën nr4, sektor 3, kati i dytë godina A, kishte dëmtuar damarët e dorës së djathtë dhe u shoqërua në infermieri për ndihmë mjekësore, infermierja ndodhet brenda godinës në katin e parë, shkova vetë në infermieri dhe ndihmës mjekja më rekomandoi se ka nevojë për qepje në spital, bëra njoftimet 90 rozafës, sallës operative të drejtorisë së përgjithshme, drejtorin e institucionit dhe shefin e policisë për të bërë shoqërimin e këtij të të dënuari për vizitë tek spitali i Traumës, njëkohësisht njoftova shoferin e ambulancës për të ardhur në institucion dhe marrë masa për shoqërimin e tij, dhe isha në pritje të ardhjes së personelit për të mundësuar lëvizjen e tij. Në orën 14:55 fus ndihmës specialistin për të nxjerrë një të gatshëm nga godina A dhe bëra njoftimin tek godina B. Në kohën që punonjësi i policisë Lefter Hysenlika tek godina B ka dalë tek zyra e informacionit ka parë se tek muri i godnës A në faqen veriore nga taraca e ajrimit ishte një i burgosur duke u kacavjerrur me një litare, ky punonjës konstatoi se Fatmir Pjetri ishte në gjysmë lartësi duke zbritur me litarë për tek shkallët e hyrjes së administratës menjëherë jam ngjitur vetë i parë për të bërë neutralizimin e këtij të paraburgosuri, ai kishte në dorë një hekur në formë harku, në shesh pushimin e shkallëve të administratës u përballa me të, duke e ndaluar atë më ka goditur me hekur në kokë duke dëmtuar pjesën e rrashtit të kokës në anën e mjatë. Pastaj u hodh nga shesh pushimi i shkallëve në sheshin poshtë në dysheme, ka shkuar dhe ka goditur levë dhe punonjësin e portës, kam shkuar menjëherë nga mbrapa dhe së bashku me punonjësin e portës Hekuran Sina kemi neutralizuar të paraburgosurin Fatmir Pjetri. Në këtë kohë i paraburgosuri tjetër Arbër Çeka ishte duke zbritur në të njëjtin litarë ku zbriti dhe Fatmir Pjetri. Çekaj iu drejtua portës kryesore, ku ishim dhe ne me personin e ndaluar. Më pas ka dalë punonjësi i sigurisë shtetasi Gëzim Nikoqi dhe specialisti i trupës Gëzim Ramushi dhe kanë bërë shoqërimin në dhomat e veçimit, ndërsa më pas tek dhoma e informacionit ka marrë ndihmën mjekësore nga ndihmës mjekja kam bërë njoftimet, në fillim drejtorin e burgjeve”, thotë specialisti i  informacionit, Myfit Xheka .

Ndërsa vëzhguesi i ajërosjes Bledar Kurti ka deklaruar: Kam marrë shërbimin si çdo ditë në orën 08:00 të mëngjesit. Pasi kam marrë çelsat te oficeri i rojes jam futur brenda në sektor në godinën A, ku kam shkuar në vendin tim të punës i cili është lartë në ajrosje. Deri në orën 12:00 kam qëndruar në ajrosje dhe pasi mbaroi orari i ajrosjes kam qëndruar në dhomat e gatshme ku rrimë gjithnjë. Para se të dilja përsëri në ajrosje kam parë një të paraburgosur i cili kishte prerë dorën dhe shkoj te infermieria. Më pas rreth orës 14:50 kam shkruar përsëri në vendin e punës lart në ajrosje pasi në orën orën 15:00 hapet ajrosja përsëri.

Në vendin e punës ku unë shërbej dalin në të njëjtën kohë sektorët 1-2 i katit të 2 dhe në krahun tjetër del sektori 2/3, dhe 2/5 të katit të 2. Pasi mora përsëri shërbimin dhe u bëra gati për të pritur të paraburgosurit në ajrosje, vura re se dy të paraburgosur hapën rrjetën dhe hypën mbi zgarën e ajrosjes. Kam shkuar për t’i ndaluar dhe arrita vetëm të kapja me një dorë Fatmir Pjetrin por nuk arrita ta ndaloja pasi më iku dhe iu drejtuar fundit të ajrosjes, aty ku lidhën litarin dhe e hodhën në krahun e oborrit. Në moment kam bërtitur për të më dëgjuar polici poshtë kollonës, dhe kam shkuar të hapë derën e daljes nga sektori në ajrosje pasi ishte e mbyllur me shul nga të dy të paraburgosurit dhe kanë ardhur dy policë të gatshëm Edmond Prenga dhe Olti Myziri të cilët hipën lart sipër zgarës së ajrosjes, shkuan deri në fund për të parë të dënuarit dhe u kthyen pasi nuk panë asgjë. Më pas kam qëndruar në vendin tim të punës deri në momentin që kanë ardhur ekspertët për të bërë kqyrjen e vendit të ngjarjes.

 

Etiketa: cekajpjetrirrëfimi i punonjësve të burgut


Ju sugjerojmë

Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Kronikë

Vrasja me thikë në Berat, shkak u bë kali i autorit

28 Tetor, 2025 5:24 pm
Detaje nga vrasja me thikë në Tiranë, autori: Kuzhinieri më bullizonte
Kronikë

Detaje tronditëse nga vrasja e picierit në Tiranë, sherri nisi për tasin e proshutës

28 Tetor, 2025 5:21 pm
Si po i ndjek Ukraina në kufirin rumun ata që e shmangin thirrjen në ushtri
Bota

Si po i ndjek Ukraina në kufirin rumun ata që e shmangin thirrjen në ushtri

28 Tetor, 2025 5:02 pm
7 vendet më të frikshme në botë
Life Style

7 vendet më të frikshme në botë

28 Tetor, 2025 4:59 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Tjetër vrasje me thikë, humb jetën 42-vjeçari në Berat

28 Tetor, 2025 4:56 pm
Detaje nga vrasja me thikë në Tiranë, autori: Kuzhinieri më bullizonte
Kronikë

Detaje nga vrasja me thikë në Tiranë, autori: Kuzhinieri më bullizonte

28 Tetor, 2025 4:38 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Sherr mes punonjësve të një lokali në Tiranë, vritet me thikë një person

28 Tetor, 2025 4:13 pm
Rama kritikon Europën nga Arabia Saudite: Flitet vetëm për armatime dhe jo për…
Kryesore

Rama kritikon Europën nga Arabia Saudite: Flitet vetëm për armatime dhe jo për…

28 Tetor, 2025 4:00 pm
Portieri i Interit aksidenton për vdekje të moshuarin
Sport

Portieri i Interit aksidenton për vdekje të moshuarin

28 Tetor, 2025 3:58 pm
Vrau babanë me thikë në Durrës, arrestohet djali 25-vjeçar
Kronikë

Vrau babanë me thikë në Durrës, arrestohet djali 25-vjeçar

28 Tetor, 2025 3:46 pm
Para
Gjermania ndalon britanikun pas dyshimeve për spiunazh për Rusinë

Gjermania ndalon britanikun pas dyshimeve për spiunazh për Rusinë

Akuzohet për ngacmimin seksual të 11 grave, Cuomo: S’e kam kaluar limitin

Akuzohet për ngacmimin seksual të 11 grave, Cuomo: S'e kam kaluar limitin

COVID-19 në Kosovë, 561 raste të reja dhe 11 të vdekur

"Delta” rrit numrin e të infektuarve në Kosovë, konfirmohen 888 raste
















TE FUNDIT

Vrasja me thikë në Berat, shkak u bë kali i autorit

Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
28 Tetor, 2025

Një konflikt mes dy personave në Berat, ka degraduar në përdorimin e thikave duke shënuar kështu dhe një viktimë. Ngjarja raportohet...

Lexo më shumë

Detaje tronditëse nga vrasja e picierit në Tiranë, sherri nisi për tasin e proshutës

Detaje nga vrasja me thikë në Tiranë, autori: Kuzhinieri më bullizonte
28 Tetor, 2025

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme në Komunën e Parisit në Tiranë,...

Lexo më shumë

Si po i ndjek Ukraina në kufirin rumun ata që e shmangin thirrjen në ushtri

Si po i ndjek Ukraina në kufirin rumun ata që e shmangin thirrjen në ushtri
28 Tetor, 2025

Dy figura të vogla të bardha shihen duke vrapuar në një ekran bardhezi me cilësi të dobët. Pak çaste më...

Lexo më shumë

7 vendet më të frikshme në botë

7 vendet më të frikshme në botë
28 Tetor, 2025

Pavarësisht nëse besoni apo jo në shpirtra, “turizmi i së frikshmes” ka kthyer vende të errëta dhe misterioze në atraksione...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com