Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Preku ndihmësen në pjesët intime”, hetohet guvernatori i Nju Jorkut

2021/08/08 at 10:43 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Preku ndihmësen në pjesët intime”, hetohet guvernatori i Nju Jorkut

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, mund të përballet me akuza kriminale nëse hetuesit arrijnë në përfundimin se është i besueshëm një kallëzim penal që e akuzon guvernatorin se ka prekur një ndihmëse në pjesë intime vitin e kaluar, tha të shtunën zyrtari më i lartë i rendit të qarkut Albany.

Sherifi Craig Apple premtoi një hetim “gjithëpërfshirës” në partneritet me zyrën e prokurorit të qarkut Albany, por tha se do të ishte e parakohshme të flitej për një afat kohor ose nëse vetë Cuomo do të merrej në pyetje.

“Kemi për të bërë shumë hetime për gjetje faktesh. Duhen bërë shumë intervista”, tha zoti Apple për gazetarët. “Nuk do të nxitojmë për shkak se për kë bëhet fjalë, por as nuk do ta ngadalësojmë çështjen”.

Ankesa e paraqitur këtë javë, është shembulli i parë i njohur ku një grua ka bërë një akuzë zyrtare pranë një agjencie të zbatimit të ligjit për shkelje të supozuara nga guvernatori demokrat.

Paditësja thotë se vitin e kaluar kur ishin vetëm në Pallatin Ekzekutiv, rezidenca e guvernatorit të Nju Jorkut gjatë mandatit, zoti Cuomo i futi dorën poshtë këmishës duke e ledhatuar. Ajo po ashtu u tha hetuesve të zyrtës së prokurorisë së përgjithshme se në një rast, Cuomo i fërkoi të pasmet ndërsa po pozonin së bashku për një fotografi.

Avokatja e guvernatorit Cuomo, Rita Glavin, ka thënë se akuza ishte e sajuar.

“Ai është 63 vjeç dhe ka 40 vjet në sherbimin publik, dhe papritur u akuzua për një sulm seksual nga një ndihmëse ekzekutive që ai me të vërtetë nuk e njeh”, tha avokatja Glavin.

Sherifi Craig Apple nuk pranoi të publikonte ankesën të shtunën, por e përshkroi akuzën si të “një natyre seksuale”. Ai tha se zyra e tij ka një “histori të provuar” në ndihmë të viktimave, duke shtuar se ai nuk ka frikë nga hakmarrja në hetimet ndaj një zyrtari kaq të lartë.

“Unë jam sherifi i qarkut. Nuk do të trembem. Unë nuk do të thyhem. Veprime të tilla nuk do të ishin të mira për askënd”, tha ai.

Guvernatori Cuomo është përballur me thirrje të reja për të dhënë dorëheqjen pasi një hetim i pavarur i mbikëqyrur nga zyra e prokurorit të përgjithshëm të shtetit arriti në përfundimin se ai kishte ngacmuar seksualisht 11 gra dhe u hakmor ndaj njërës prej akuzuesve të tij.

Raporti i prokurores së përgjithshme përshkruan një seri rastesh kur janë ngritur pretendime se zoti Cuomo ka vepruar në mënyrë të papërshtatshme me ndihmësen e përshkruar si Asistentja Ekzekutive #1, duke arritur kulmin me prekjen e pjesëve intime në rezidencën e guvenatorit nëntorin e vitit 2020.

Sipas gruas, guvernatori Cuomo e tërhoqi atë për një përqafim ndërsa ajo përgatitej të largohej nga zyra e guvernatorit në rezidencën zyrtare. Ajo tha se i kishte thënë atij se, “ti do të na fusësh në telashe” dhe guvernatori Cuomo i ishte përgjigjur, “nuk e kam problem” dhe kishte përplasur derën. Sipas akuzës së gruas, guvernatori i futi dorën poshtë bluzës duke i prekur gjoksin mbi sytjena.

“Në atë moment isha aq e tronditur saqë mund t’ju them se thjesht mbaj mend se kisha ulur kokën duke parë dorën e tij, duke parë pjesën e sipërme të sytjenave të mia”, u tha ajo hetuesve.

Ajo tha se ishte shkëputur prej tij, duke i thënë zotit Cuomo: “Ti je i lajthitur”. Hetuesit thanë se ndihmësja nuk e mbante mend datën e saktë, por siguroi një fotografi të datës 16 nëntor 2020, që ajo tha se ishte pranë ditës së incidentit./VOA

Etiketa: Andrew CuomoGuvernatori i Nju Jorkuthetohetngacimim seksual

Ju sugjerojmë

Ndërron jetë Fatos Nano
Aktualitet

Ndërron jetë Fatos Nano

31 Tetor, 2025 2:43 pm
Balfin Real Estate, ura lidhëse mes vizionit të zhvilluesve dhe kërkesës së tregut
Aktualitet

Balfin Real Estate, ura lidhëse mes vizionit të zhvilluesve dhe kërkesës së tregut

31 Tetor, 2025 2:21 pm
Rusmaili-Kushtetueses: Shqyrtimi i dekretit të Begajt, nuk është kompetencë e juaja
Te Fundit

Rusmaili-Kushtetueses: Shqyrtimi i dekretit të Begajt, nuk është kompetencë e juaja

31 Tetor, 2025 2:17 pm
Rritet çmimi i biletës për transportin urbanë në dy linja në kryeqytet
Aktualitet

Rritet çmimi i biletës për transportin urbanë në dy linja në kryeqytet

31 Tetor, 2025 2:12 pm
Berisha: “Sherri” mes Ramës dhe Veliajt nisi për foton me Kamala Harris
Politikë

Berisha: “Sherri” mes Ramës dhe Veliajt nisi për foton me Kamala Harris

31 Tetor, 2025 2:10 pm
Veliaj në Kushtetuese, Berisha: Duhet të jemi të drejtë me të
Kryesore

Veliaj në Kushtetuese, Berisha: Duhet të jemi të drejtë me të

31 Tetor, 2025 1:12 pm
Kryepeshkopi Joan takon Papa Leon XIV, mesazh për paqe
Aktualitet

Kryepeshkopi Joan takon Papa Leon XIV, mesazh për paqe

31 Tetor, 2025 12:00 pm
Veliaj: U shkarkova se nuk u paraqita në punë, fyerje më të rëndë nga kjo nuk ka
Aktualitet

Veliaj: U shkarkova se nuk u paraqita në punë, fyerje më të rëndë nga kjo nuk ka

31 Tetor, 2025 11:40 am
Veliaj: Më rrëmbyen nga zyra pa asnjë shkelje, unë jam kryetar i bashkisë së Tiranës
Aktualitet

Veliaj: Më rrëmbyen nga zyra pa asnjë shkelje, unë jam kryetar i bashkisë së Tiranës

31 Tetor, 2025 11:35 am
Veliaj: Çfarë shkeljeje të rëndë kushtetuese kam kryer unë?
Aktualitet

Veliaj: Çfarë shkeljeje të rëndë kushtetuese kam kryer unë?

31 Tetor, 2025 11:33 am
Para
Video/ Gazetarja greke shpëton macen nga zjarri gjatë transmetimit live

Video/ Gazetarja greke shpëton macen nga zjarri gjatë transmetimit live

Horoskopi për ditën e mërkurë, 28 korrik 2021

Horoskopi, 9 gusht 2021

Mbërrin i nxehti Afrikan, sinoptikanët: Qershori temperatura deri në 38°C

Parashikimi i motit, 9 gusht 2021

TE FUNDIT

Ndërron jetë Fatos Nano

Ndërron jetë Fatos Nano
31 Tetor, 2025

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano është ndarë sot nga jeta në moshën 73 vjeçare. Prej disa kohësh ai ndodhej në...

Lexo më shumë

Balfin Real Estate, ura lidhëse mes vizionit të zhvilluesve dhe kërkesës së tregut

Balfin Real Estate, ura lidhëse mes vizionit të zhvilluesve dhe kërkesës së tregut
31 Tetor, 2025

Balfin Real Estate ishte një nga pjesëmarrësit kryesorë në Forumin e Potencialit të Investimeve të Qëndrueshme në Tregun e Pasurive...

Lexo më shumë

Rusmaili-Kushtetueses: Shqyrtimi i dekretit të Begajt, nuk është kompetencë e juaja

Rusmaili-Kushtetueses: Shqyrtimi i dekretit të Begajt, nuk është kompetencë e juaja
31 Tetor, 2025

Me kritika të forta iu adresua këshilltari ligjor i Presidencës, Ilir Rusmaili Gjykatës Kushtetuese, pasi kjo e fundit rrëzoi kërkesën...

Lexo më shumë

Rritet çmimi i biletës për transportin urbanë në dy linja në kryeqytet

Rritet çmimi i biletës për transportin urbanë në dy linja në kryeqytet
31 Tetor, 2025

Nga 1 nëntori qytetarët që përdorin dy nga 8 linjat urbane të Bashkisë Kamëz, konkretisht Kamëz–Tiranë dhe Paskuqan–Tiranë do të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com