Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

 Zjarret/Eleminohet rreziku në Dukat dhe Gramë, zgjerohet vatra në Thirrë

2021/08/07 at 2:35 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
 Zjarret/Eleminohet rreziku në Dukat dhe Gramë, zgjerohet vatra në Thirrë

Ministria e Mbrojtjes ka informuar sërish lidhur me situatën e krijuar në vend si pasojë e disa vatrave zjarresh. Mësohet se është bërë e mundur tashmë eleminimi i rrezikut nga zjarret në Dukat dhe Gjirin e Gramës, ndërkohë që është shuar edhe zjarri pranë pikës kufitare Rips në fshatin Livadhja, gjë që parqeste rrezik edhe për banesat.

“Eleminohet rreziku në vatrat e zjarrit në Dukat e Gjirin e Gramës. Po vijon puna për izolimin e plotë të flakëve në të gjithë sipërfaqen e prekur në Gadishullin e Karaburunit, në qarkun e Vlorës. Gjithashtu është shuar zjarri pranë pikës kufitare Rips në fshatin Livadhja, në bashkinë Finiq, duke shmangur rrezikun për banesat”, njoftoi Ministria.

Mësohet se nën kontroll janë edhe zjarret në zonën e Fierit dhe Kepin e Rodonit.

“Zjarri në fshatin Gjorgos, njësia administrative Cakran, bashkia Fier po mbahet nën kontroll, ndërsa ka vijuar puna me helikopterin çek për shuarjen përfundimtare të tij. Në Kepin e Rodonit, në Durrës është raportuar një vatër zjarri, për të cilën po vijon puna për vënien nën kontroll nga forcat në terren. Nuk paraqitet rrezikshmëri. Një vatër zjarri në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra është raportuar në malin e Xhyrës, në bashkinë e Librazhdit. Ai po shuhet nga forcat zjarrfikëse të bashkisë”, thuhet në njoftim.

Problematike tashmë paraqitet situata me zjarrin e fshatit Thirrë dhe në majën e Rrunës në Kukës.

“Zjarri në fshatin Thirrë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë ka vijuar të zgjerojë perimetrin, duke shkaktuar tym në të gjithë kodrën. Forcat po punojnë për të ndërprerë vijën e zjarrit në afërsi të rrugëve të fshatit. Ndërkaq është izoluar plotësisht zjarri në fshatin Munellë-Domgjon, bashkia Mirditë. Vijon të paraqitet e vështirë ndërhyrja për shkak të terrenit në Majën e Rrunës, në Kukës, ku forcat po punojnë të për mos lejuar përhapjen e flakëve në zonat e banuara. Nën kontroll mbeten flakët në fshatin Klysyrë të bashkisë Tropojë si dhe në Vermosh të Malësisë së Madhe”, thuhet në njoftimin e ministrisë./Opinion.al

Etiketa: dukatinformacionthirrezjarret

Ju sugjerojmë

Qytetari-Berishës: Të dua shumë Sali Berisha, më shumë se babain tim
Politikë

Qytetari-Berishës: Të dua shumë Sali Berisha, më shumë se babain tim

17 Janar, 2026 10:05 pm
“Larg duart nga Groenlanda”, zhvillohen protesta kundër planeve të Trump
Bota

“Larg duart nga Groenlanda”, zhvillohen protesta kundër planeve të Trump

17 Janar, 2026 9:12 pm
Protesta, Lapaj: Qeveria meriton luftë nga një aleancë ndërkombëtare
Aktualitet

Protesta, Lapaj: Qeveria meriton luftë nga një aleancë ndërkombëtare

17 Janar, 2026 8:41 pm
Nga Trump është fatkeqësi për SHBA te Trump është bekim për Europën, qendrimet kontradiktore të Ramës
Kryesore

Rama: Ftesë personale e Trump për të përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes

17 Janar, 2026 8:34 pm
Zelensky: Jemi gati të ecim përpara me planin e paqes
Bota

Ukrainës po i mbarojnë armët, Zelensky: Duam furnizime

17 Janar, 2026 8:11 pm
Republika Çeke do të furnizojë Ukrainën me avionë luftarakë
Bota

Republika Çeke do të furnizojë Ukrainën me avionë luftarakë

17 Janar, 2026 7:32 pm
Brukseli i bën thirrje Serbisë të hetojë pretendimet për përdorimin e topit zanor
Rajoni

Brukseli i bën thirrje Serbisë të hetojë pretendimet për përdorimin e topit zanor

17 Janar, 2026 6:26 pm
Dëmet nga përmbytjet, banesat dhe bizneset në Gjirokastër nisin regjistrimet
Aktualitet

Dëmet nga përmbytjet, banesat dhe bizneset në Gjirokastër nisin regjistrimet

17 Janar, 2026 5:23 pm
EMRI/ Shpërthimi në Lushnjë, plagoset deputeti
Kronikë

Palasë/ U godit nga fabroma gjatë punës, humb jetën 45-vjeçari

17 Janar, 2026 4:00 pm
Armëpushim i përkohshëm mes Ukrainës dhe Rusisë,nisin punimet në centralin bërthamor
Bota

Armëpushim i përkohshëm mes Ukrainës dhe Rusisë,nisin punimet në centralin bërthamor

17 Janar, 2026 3:11 pm
Para
Norvegjia heq vaksinat AstraZeneca, do t’ia dhurojë Kosovës

Rritje e ndjeshme e infektimeve ditore nga Covid në Kosovë

Giuseppe Conte merr drejtimin e Lëvizjes 5 Yjet

Giuseppe Conte merr drejtimin e Lëvizjes 5 Yjet

Zjarret në Turqi, fotoja që po bën xhiron e botës

Zjarret në Turqi, fotoja që po bën xhiron e botës

TE FUNDIT

Qytetari-Berishës: Të dua shumë Sali Berisha, më shumë se babain tim

Qytetari-Berishës: Të dua shumë Sali Berisha, më shumë se babain tim
17 Janar, 2026

Kreu i Partisë Demokaratike, Sali Berisha ka zhvilluar “Foltore” foltoren e radhës me demokratët në Laprakë. Një nga momentet që...

Lexo më shumë

“Larg duart nga Groenlanda”, zhvillohen protesta kundër planeve të Trump

“Larg duart nga Groenlanda”, zhvillohen protesta kundër planeve të Trump
17 Janar, 2026

Mijëra vetë demonstruan në Kopenhagë dhe Nuuk kundër planeve të Trumpit për të aneksuar Groenlandën. Në Danimarkë po qëndron edhe...

Lexo më shumë

Protesta, Lapaj: Qeveria meriton luftë nga një aleancë ndërkombëtare

Protesta, Lapaj: Qeveria meriton luftë nga një aleancë ndërkombëtare
17 Janar, 2026

Lëvizja Shqipëria Bëhet ka zhvilluar protestën e radhës para Kryeministrisë, ku disa dhjetëra qytetarë i janë bashkuar tubimit. Gjatë fjalës...

Lexo më shumë

Rama: Ftesë personale e Trump për të përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes

Nga Trump është fatkeqësi për SHBA te Trump është bekim për Europën, qendrimet kontradiktore të Ramës
17 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama thotë se ka marrë një ftesë personale nga Presidenti amerikan Donald Trump, për të përfaqësuar Shqipërinë në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com