Policia e Durrësit ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim 2 persona të tjerë lidhur me 11 vjedhjet e dokumentuara në qytetin bregdetar.
I arrestuari është identifikuar me inicialet H. H., 33 vjeç, ndërsa në kërkim janë shpallur E. N., 44 vjeç dhe K. Sh., 33 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Këta shtetas, më datë 06.08.2021, në Rrashbull, Durrës, janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, i cili rezultoi i vjedhur më datë 03.08.2021.
Nga hetimet e kryera rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se janë autorë të 11 vjedhjeve të ndodhura më parë, konkretisht:
Gjatë vitit 2021, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit R. B., në Rrashbull, Durrë, ku kanë marë 50.000 lekë dhe çelësat e automjetit në pronësi të tij. Gjithashtu dyshohet se kanë vjedhur 3 automjetet tip “Benz”, në pronësi të shtetasve M. R., F. Ç., D. B. dhe automjetin tip “Toyota”, në pronësi të shtetases L. S.
Gjatë vitit 2020, këta shtetas dyshohet se janë autorë të 2 vjedhjeve në banesat e shtetasve E. R. dhe I. Z., ku kanë marë vlera monetare dhe çelësat e automjeteve përkatëse. Gjithashtu kanë vjedhur automjetet e markave të ndryshme, në pronësi të shtetasve F. H., N. T., R. D. dhe I. Z./ Opinion.al