Kryeministri Edi Rama ka postuar ditën e sotme në rrjetet e tij sociale një video nga kantieri i ndërtimit të konvikteve të reja të mjekësisë.
“Mirëmëngjes dhe me kantierin e konvikteve të reja të mjekësisë, ku vazhdon pa ndalim puna ndërtimtare, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Bëhet me dije se konviktet e reja prite të përfundojnë në muajin tetor. Rezidenca studentore ka një sipërfaqe totale prej 3.452 metra katrorë.
Në të do të ketë 79 dhoma, me 2 dhe me 3 shtretër. Në çdo kat do të ketë ambient gatimi dhe ngrënie. Gjithashtu në projekt është parashikuar lavantaria, dhomat e studimit dhe depot./Opinion.al