17 persona mbetën të vrarë dhe më shumë se 14 të tjerë u plagosën të mërkurën kur rrufeja goditi një varkë në Bangladesh.
Rrufeja goditi teksa varka arriti në bregun e lumit Padma në qytetin Shibganj kur disa dasmorë u nisën për në shtëpinë e nuses, tha zyrtari i policisë Farid Hossain. “Ne kemi informacione për 17 persona që vdiqën dhe disa të tjerë u shtruan në spital“, tha Hossain.
Katërmbëdhjetë persona u plagosën dhe u dërguan në spital, tha zyrtari i Shërbimit të Zjarrit Meherul Islam. Dhëndri ishte mes të lënduarve.
Rrufeja vret qindra njerëz çdo vit në Bangladesh, i cili shpalli goditjet e rrufeve një fatkeqësi natyrore në vitin 2016 kur më shumë se 200 njerëz vdiqën vetëm në muajin Maj, përfshirë 82 persona në një ditë të vetme.
Shumica e vdekjeve nga rrufeja zakonisht ndodhin gjatë muajve të ngrohtë të Marsit dhe Korrikut.
Ekspertët thonë se rritja e goditjeve fatale të rrufesë lidhet me shpyllëzimin, i cili ka çuar në zhdukjen e shumë pemëve të larta që më parë do të kishin shërbyer si tërheqje ndaj goditjeve të rrufeve.