Një 35-vjeçare ka rënë ditën e sotme nga lartësia tek Pallati me Shigjeta dhe për pasojë ka humbur jetën.
Policia njofton se viktima ende nuk është identifikuar dhe lidhur me këtë ngjarje nuk ka shumë informacion.
Megjiatë blutë e kryeqytetit janë duke punuar për të bërë zbardhjen e plot të ngjarjes.
“Rreth orës 14:50, tek Pallati me Shigjeta, ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën një shtetase ende e paidentifikuar, rreth moshës 35 vjeçe.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”- njofton policia./Opinion.al