Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

James O’Brien: Duhet bashkërendim transatlantik për bisedimet Kosovë-Serbi

2021/08/04 at 10:01 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
James O’Brien: Duhet bashkërendim transatlantik për bisedimet Kosovë-Serbi

Ish i dërguari amerikan për Ballkanin, James O’Brien, aktualisht zëvendëskryetar i “Albright Stonebridge Group” dhe Peter Beyer, bashkërendues i qeverisë gjermane për çështjet transatlantike, thanë të mërkurën se bashkërendimi ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian është thelbësor për procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi dhe të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor.


Ata i bënë këto komente gjatë diskutimit me temën Qasja e re e Politikës Transatlantike ndaj Ballkanit Perëndimor, në kuadër të një serie debatesh të organizuara nga Qendra për Studime Strategjike Ndërkombëtare me seli në Shtetet e Bashkuara, që përfshinë edhe qasjen e Gjermanisë në përfundim të epokës së kancelares Angela Merkel.

Beyer, që është edhe raportues për Ballkanin në parlamentin gjerman, shfaqi shpresën se politika e këtij vendi ndaj Ballkanit Perëndimor nuk do të ndryshojë as pas largimit të kancelares gjermane Angela Merkel, e cila ishte edhe nismëtare e procesit të Berlinit, i krijuar në vitin 2014, me synim thellimin e bashkërendimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe mbështetjen e procesit të anëtarësimit të këtij rajoni në Bashkimin Evropian.

Zoti Beyer tha se duhet një qasje më e përkushtuar e Bashkimit Evropian ndaj rajonit.

“Ende kemi pesë vende anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën dhe kjo është e turpshme. Ka shumë shpjegime pse nuk e kanë bërë këtë, sigurisht për shkak të politikave të brendshme”, tha ai duke theksuar se rajoni është shumë i rëndësishëm dhe duhet një qasje transatlantike për ta ndihmuar atë, tha ai.

James O’Brien tha se më e rëndësishmja është jo që Shtetet e Bashkuara të mbështesin ardhmërinë evropiane, por të punojnë me Bashkimin Evropian për ta bërë reale atë ardhmëri.

“Ajo çfarë dëgjoi gjithandej gjashtë vendeve të rajonit, është se ata nuk besojnë më në këtë dhe kjo u jep fuqi disa impulseve më të këqija nacionaliste e populiste por edhe disa impulseve pozitive”, tha zoti O’Brien duke theksuar se të dyja palët duhet të jenë në gjendje t’u japin shpresë të vërtetë këtyre vendeve.

Ai tha se ndër simbolet më të rëndësishme që në ditët e para të qeverisë së re Gjermane do të ishte mundësia e hapjes së kapitujve të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

O’Brien kishte qëndruar në Shkup javën e shkuar duke ndjekur nga afër nismën e përbashkët të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut e njohur si mini-Shëngen e cila tashmë ka marrë emrin Ballkani i Hapur. Ai tha se një nismë e tillë që siguron lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave ishte edhe qëllim i procesit të Berlinit.

Kosova ka refuzuar të bëhet pjesë e kësaj nisme Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha të dielën se “Ballkani i Hapur” ngjan më shumë në një Ballkan të hapur për ndikimet nga Lindja.

“Vërtetë shpresoj që Kosova do të gjeje rrugën për të marrë pjesë në këtë nismë”, tha zoti O’Brien.

Peter Beyer tha se shumë udhëheqës në rajon ndjehen rehat me situatën e tyre ndërsa përmendi barrën historike që bartin me vete Kosova dhe Serbia në procesin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve. Ai tha se palët u takuan në Bruksel dhe asgjë nuk ndodhi.

“Nganjëherë shtrohet pyetja nëse vërtetë ka vullnet politik për t’i përmirësuar gjërat? A duan vërtetë lojtarët aktual të çojnë përpara procesin e normalizimit, zgjerimin e Bashkimin Evropian apo bashkëpunimin rajonal?”, tha zoti Beyer.

“Mendoj se aktualisht është shndërruar në cirk të cilin secila palë e përdorë për nevoja të brendshme”, tha zoti O’Brien duke nënvizuar se palët u takuan dy javë më parë, por nuk arritën asnjë përparim.

“Por, kur u pyetën nëse do të kthehen në vjeshtë, të dyja palët thanë; absolutisht, sepse është politikë e mirë në shtëpi”, tha ai duke nënvizuar se duhet gjetur rrugën që kjo të shndërrohet në çështje transatlantike ku Shtetet e Bashkuara duhet ta bëjnë të qartë për të dy udhëheqësit e rinj në Kosove se duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive, ndërsa pala evropiane duhet ta bëjë të qartë për Serbinë se ka vërtetë ardhmëri evropiane, por duhet të bëjë pjesën e saj.

“Me zgjedhjet e reja vitin e ardhshëm në Serbi dhe më mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, që po dëgjoj thashetheme, jam skeptik që do të ketë ndonjë rezultat”, tha zoti O’Brien./ VOA

Etiketa: James O’Brienkosoveserbi


Ju sugjerojmë

Përmirësimi i…Bashkia e Tiranës hap aplikimet për qytetarët në vështirësi ekonomike
Aktualitet

Përmirësimi i…Bashkia e Tiranës hap aplikimet për qytetarët në vështirësi ekonomike

31 Korrik, 2025 9:57 am
Delta/Rriten ndjeshëm infektimet tek fëmijët në SHBA
Aktualitet

Fëmija 2 vjeç rrëzohet nga këndi i lojërave në Shëngjin, niset me urgjencë në Tiranë

31 Korrik, 2025 9:51 am
Ndezi zjarr për të hapur kullotat, arrestohet 26-vjeçari në Maliq
Aktualitet

Ndezi zjarr për të hapur kullotat, arrestohet 26-vjeçari në Maliq

31 Korrik, 2025 9:42 am
Gjashtë të vdekur dhe mbi 50 të plagosur nga sulmet ruse në Kiev
Bota

Gjashtë të vdekur dhe mbi 50 të plagosur nga sulmet ruse në Kiev

31 Korrik, 2025 9:34 am
Plagoset me armë zjarri 33-vjeçari në Borsh, arrestohet autori
Aktualitet

Plagoset me armë zjarri 33-vjeçari në Borsh, arrestohet autori

31 Korrik, 2025 9:17 am
Britania pezullon bisedimet tregtare me Izraelin pas ofensivës së re në Gazë
Bota

Britania e Madhe do të njohë shtetin palestinez me kusht

31 Korrik, 2025 9:09 am
Sot afati i fundit për bizneset për të liruar akset rrugore
Aktualitet

Sot afati i fundit për bizneset për të liruar akset rrugore

31 Korrik, 2025 8:58 am
Venecia: Tarifa për turistët i sjell qytetit 5,4 milion euro
Rajoni

Venecia: Tarifa për turistët i sjell qytetit 5,4 milion euro

31 Korrik, 2025 8:48 am
Gjysmë shekulli pas Helsinkit, a mund ta ruajë OSBE-ja rëndësinë e saj?
Bota

Gjysmë shekulli pas Helsinkit, a mund ta ruajë OSBE-ja rëndësinë e saj?

31 Korrik, 2025 8:38 am
Një ndër tre banorë në Shqipëri ka makinë, ende ndër më të ulëtat në Europë!
Aktualitet

Një ndër tre banorë në Shqipëri ka makinë, ende ndër më të ulëtat në Europë!

31 Korrik, 2025 8:31 am
Para
Akuzat për ngacmime seksuale, përse Biden kërkon dorëheqjen e Cuomo  

Akuzat për ngacmime seksuale, përse Biden kërkon dorëheqjen e Cuomo  

Dy shenjat e horoskopit më me fat për sot

Horoskopi 5 gusht, yjet favorizojnë dashurinë në raport me të tjerët

Parashikimi i motit, 3 maj 2020

Parashikimi i motit për sot, temperatura deri në 41 gradë
















TE FUNDIT

Përmirësimi i…Bashkia e Tiranës hap aplikimet për qytetarët në vështirësi ekonomike

Përmirësimi i…Bashkia e Tiranës hap aplikimet për qytetarët në vështirësi ekonomike
31 Korrik, 2025

Bashkia Tiranë ka hapur aplikimet për qytetarët në vështirësi ekonomike për përmirësimin e kushteve të banesave. Ky program, i cili...

Lexo më shumë

Fëmija 2 vjeç rrëzohet nga këndi i lojërave në Shëngjin, niset me urgjencë në Tiranë

Delta/Rriten ndjeshëm infektimet tek fëmijët në SHBA
31 Korrik, 2025

Një fëmijë 2 vjeç është rrëzuar nga një kënd lojërash, në një kompleks pushimi në Shëngjin mbrëmjen e djeshme. Sipas...

Lexo më shumë

Ndezi zjarr për të hapur kullotat, arrestohet 26-vjeçari në Maliq

Ndezi zjarr për të hapur kullotat, arrestohet 26-vjeçari në Maliq
31 Korrik, 2025

Policia e Maliqit ka vënë në pranga një 26-vjeçar, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr me qëllim hapjen e kullotave,...

Lexo më shumë

Gjashtë të vdekur dhe mbi 50 të plagosur nga sulmet ruse në Kiev

Gjashtë të vdekur dhe mbi 50 të plagosur nga sulmet ruse në Kiev
31 Korrik, 2025

Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe mbi 50 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ruse me dronë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com