Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BE dhe SHBA kritikojnë përpjekjen për kthimin e atletes në Bjellorusi

2021/08/03 at 5:01 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kritikoi trajnerin, atletja s’kthehet në Bjellorusi, kërkon azil

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar ashpër përpjekjet për të detyruar atleten, Krystsina Tsimanouskaya, që nga pjesëmarrja në Olimpiadën e Tokios të kthehet në Bjellorusi.

BE-ja dhe SHBA-ja e kanë parë këtë veprim si një shembull tjetër të shtypjes që po bën regjimi i Alyaksandr Lukashenkas.

Më 2 gusht, Tsimanouskaya u strehua në Ambasadën e Polonisë në Tokio pasi refuzoi kërkesën e trajnerëve të saj për t’u kthyer në Minsk.

Tsimanouskaya ka shprehur frikën se mund të përballet me arrestimin në vendin e saj për kritikat që ajo bëri në mediat sociale pas vendimit të trajnerëve të saj për të hyrë në të në një garë për të cilën nuk ishte e përgatitur.

Nabila Massrali, një zëdhënëse e shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se incidenti ishte një shembull tjetër se si regjimi i Lukashenkës “godet të gjitha kategoritë e shoqërisë bjelloruse, përfshirë atletët”.

Në SHBA, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se qeveria e Lukashenkës ka kryer “një akt tjetër të shtypjes”.

Veprime të tilla “shkelin frymën olimpike, janë një fyerje ndaj të drejtave themelore dhe nuk mund të tolerohen”, tha Blinken përmes një postimi në Twitter.

Tsimanouskaya, 24 vjeç, u pa duke hyrë në Ambasadën Polake pasi më parë kishte kërkuar ndihmë ndërkombëtare për të shmangur fluturimin drejt Bjellorusisë.

Zëvendësministri i Jashtëm polak, Pawel Jablonski, ka konfirmuar se vendi i tiji ka lëshuar Tsimanouskaya një vizë humanitare.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka kërkuar një shpjegim nga Komiteti Olimpik Kombëtar Bjellorus (NOC), i cili udhëhiqet nga djali i madh i Lukashenkës, Viktar.

Aktivistët kanë thënë se Tsimanouskaya do të fluturojë më 4 gusht në Poloni, ku planifikon të kërkojë azil.

Ukraina, Polonia dhe Lituania janë bërë vende strehimi për bjellorusët që largohen nga shtypja e regjimit të Lukashenkas.

Autoritetet bjelloruse kanë synuar të heshtin kritikët dhe mediat jo shtetërore, pas protestave që kanë nisur në gusht të vitit të kaluar, si pasojë e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale.

Autoritetet i kanë karakterizuar protestuesit anti-qeveritarë si kriminelë ose revolucionarë të dhunshëm të mbështetur nga Perëndimi.

Perëndimi ka refuzuar ta njohë Lukashenkan si president dhe ka vënë një mori sanksionesh ndaj tij, familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të tij./REL

Etiketa: beRELshba

Ju sugjerojmë

Pse dështuan bisedimet tregtare Indi-SHBA?
Bota

Pse dështuan bisedimet tregtare Indi-SHBA?

6 Gusht, 2025 4:23 pm
Konstituimi i Kuvendit/Kurti: S’e di cila do jetë zgjidhja, respektojmë Kushtetuesen
Rajoni

Konstituimi i Kuvendit/Kurti: S’e di cila do jetë zgjidhja, respektojmë Kushtetuesen

6 Gusht, 2025 3:57 pm
“Dialogu Kosovë-Serbi ende aktiv”/ Sorensen: Situata politike në Kosovë ka bërë..
Rajoni

“Dialogu Kosovë-Serbi ende aktiv”/ Sorensen: Situata politike në Kosovë ka bërë..

6 Gusht, 2025 3:33 pm
‘Më morën vitet më të bukura të jetës’, Hashim Thaçi rrëfehet nga Haga: Ndihem..
Kryesore

Hagë/ Gjykata Speciale zgjat paraburgimin ndaj Thaçit. Pretendimet e gjyqtares

6 Gusht, 2025 2:23 pm
“Të ndërpritet terrori në Theth”, Berisha për Ramën: Ky njeri e urren veriun!
Aktualitet

“Ua blenë votën me 100 €”/ Berisha: Pensionistët shqiptarë më pak të paguarit në..

6 Gusht, 2025 2:07 pm
E zë masivi i kromit/ Minatori humb jetën në galeritë e Bulqizës
Kronikë

E zë masivi i kromit/ Minatori humb jetën në galeritë e Bulqizës

6 Gusht, 2025 2:04 pm
Aksioni opozitar në vjeshtë/Berisha: Largimi i Ramës kusht i të gjitha kushteve
Aktualitet

Aksioni opozitar në vjeshtë/Berisha: Largimi i Ramës kusht i të gjitha kushteve

6 Gusht, 2025 1:42 pm
Publikon videon, Bardhi:Kontroll nga vëzhguesit e PS mbi çdo votues në qendër votimi
Aktualitet

Publikon videon, Bardhi:Kontroll nga vëzhguesit e PS mbi çdo votues në qendër votimi

6 Gusht, 2025 1:32 pm
GJKKO e la në qeli/Meta nga burgu: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut
Aktualitet

Meta i drejtohet GJKKO-së, kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë

6 Gusht, 2025 1:24 pm
Me kallashnikov kanosi me jetë familjarët e tij/ Arrestohet 41-vjeçari në Krujë
Aktualitet

Me kallashnikov kanosi me jetë familjarët e tij/ Arrestohet 41-vjeçari në Krujë

6 Gusht, 2025 12:58 pm
Para
Temperaturat e larta, aktivizohet një tjetër vatër zjarri në Tragjas

Evakuohen banorët e 2 fshatrave, përkeqësohet situata nga zjarret

Shkencëtarët britanikë kanë frikën e një beteje të përjetshme me COVID-in

Shkencëtarët britanikë kanë frikën e një beteje të përjetshme me COVID-in

VIDEO/Shënohet viktima e parë nga zjarret në vend,humb jetën i moshuari

VIDEO/Shënohet viktima e parë nga zjarret në vend,humb jetën i moshuari

TE FUNDIT

Pse dështuan bisedimet tregtare Indi-SHBA?

Pse dështuan bisedimet tregtare Indi-SHBA?
6 Gusht, 2025

Pas pesë raundeve të negociatave tregtare, zyrtarët indianë ishin aq të sigurt se do të siguronin një marrëveshje të favorshme...

Lexo më shumë

Konstituimi i Kuvendit/Kurti: S’e di cila do jetë zgjidhja, respektojmë Kushtetuesen

Konstituimi i Kuvendit/Kurti: S’e di cila do jetë zgjidhja, respektojmë Kushtetuesen
6 Gusht, 2025

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, do ta pranojë...

Lexo më shumë

“Dialogu Kosovë-Serbi ende aktiv”/ Sorensen: Situata politike në Kosovë ka bërë..

“Dialogu Kosovë-Serbi ende aktiv”/ Sorensen: Situata politike në Kosovë ka bërë..
6 Gusht, 2025

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka paralajmëruar vonesa në dialog për shkak të situatës...

Lexo më shumë

Hagë/ Gjykata Speciale zgjat paraburgimin ndaj Thaçit. Pretendimet e gjyqtares

‘Më morën vitet më të bukura të jetës’, Hashim Thaçi rrëfehet nga Haga: Ndihem..
6 Gusht, 2025

Zgjatet paraburgimi ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com