Është gjetur trupi i pajetë i 13-vjeçares që u mbyt pak ditë më parë në lumin “Buna”. Polumbarët kanë arritur ta gjejnë trupin e vogëlushes pas 4 ditësh kërkime.
Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Oblikë, ndërsa familjarët thanë se vajza kishte shkuar me shoqet të lahej, pa i vënë në dijeni.
“Vajza ka ardhur per t’u larë në lumin Buna. Bashkë me të ka qenë edhe vajza tjetër 12 vjeçe dhe djali më i vogel. Ata i kanë thënë bashkëshortes se gjoja po shkojmë tek halla që kanë në Oblikë por në fakt kanë ardhur për t’u larë në lumë pa e ditur. Vajza nuk ka ditur mire not dhe e ka marrë rrjedha e lumit. Jam pa fjalë dhe i shokuar nga kjo ngjarje. Bashkë me tre fëmijet e mi ka qenë edhe një person tjetër më i rritur që është komshi i joni. Fëmijët nuk vinin shpesh këtu në lumë. Nuk di ç’të them më shumë pasi jam pa fjalë nga ngjarja e rëndë”, tha babai i saj./Opinion.al