Operacioni i nxjerrjes nga kampet siriane për 14 fëmijë dhe 5 gra nga Shqipëria duket tashmë i kryer. Ata do të jenë nesër në Tiranë, ndërkohë që gazetari Taulant Kopliku ka nxjerrë disa foto eksluzive nga momenti i mbërritjes së tyre në Qamishli (Kurdistani Sirian).
Njëkohësisht drejtuesit kryesorë të operacionit kanë dalë edhe në një konferencë për mediat. Për palën shqiptare, operacioni drejtohej nga shefi i antiterrorit Gledis Nano dhe oficeri Indrit Doda./Opinion.al