Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, ka vizituar nga afër jugun e vendit i cili prej disa ditësh është përfshirë nga zjarre të mëdha.
Agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu, tha se presidenti turk e vizitoi zonën e prekur nga zjarret në Antalia, në distriktin Manavgat.
Bashkë me të në helikopter ishte edhe ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bekir Pakdemirli.
Në media është publikuar më herët se në ndihmë Turqisë i kanë dalë disa shtete të rajonit. Rusia dhe Ukraina kanë dërguar aeroplanë për t’i luftuar zjarret nga ajri, ndërsa Azerbajxhani ka njoftuar se do të dërgojë qindra pjesëtarë të ekipeve emergjente, helikopterë dhe pajisje speciale. Edhe Greqia fqinje ka ofruar asistencë./Opinion.al
Cumhurbaşkanı Erdoğan Antalya'da orman yangınlarının yaşandığı bölgeleri helikopterden inceledi https://t.co/o2qVGdjZOC pic.twitter.com/ymtVDNbZOX
— Anadolu Ajansı (@anadoluajansi) July 31, 2021