Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama për disa ditë do të festojë 60-vjetorin dhe është duke përgatitur një festë të madhe me VIP -at në Martha’s Vineyard.
Obama ka lindur në 4 gusht 1961 dhe do të organizojë festën në pronën e tij në Massachusetts të blerë në 2019.
Mes të ftuarve do të jetë George Clooney, Oprah Ëinfrey dhe të gjithëve u është kërkuar që të kenë një test negativ Covid. Obama zakonisht organizon festime të mëdha për ditëlindjet e tij të rëndësishme. Kur mbushi 55 dhe 50 vjeç ai organizoi festat në Shtëpinë e Bardhë me të ftuar si Jay-Z, Stevie Ëonder, Tom Hanks, Chris Rock, Ellen DeGeneres dhe Paul McCartney./Opinion.al