Vijon të rritet numri i personave të infektuar me COVID-19 në Greqi. Autoritetet shëndetësore, bëjmë me dije në 24 orët e fundit janë regjistruar 2845 raste të reja me COVID.
Nga rastet e konfirmuara javën e fundit, 134 kanë lidhje me udhëtimet jashtë Greqisë dhe 1812 janë të lidhura me persona të konfirmuar pozitivë më herët.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 12 pacientë, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave që prej fillimit të pandemisë të shkojë në 12 948 në total.
Numri i pacientëve në intubim është 165, ndërsa, mosha mesatare e tyre është 65 vjeç./ Opinion.al