Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar iniciativën e minishengenit dhe firmosjen e marrëveshjes së bashkëpunimit mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, sot në Shkup.
I pyetur nga mediat lidhur me këtë marrëveshje dhe mungesën e Kosovës në këtë takim, Basha i cilësoi këto takime protagonizëm, ndërsa tha se duhet të punohet për njohjen e ndërsjellë Kosovë-Serbi, që lëvizja e lirë të funksionojë. “PD mbështet dialogun, por nuk kemi lënë dilemë, përfundimi i këtij dialogu duhet të jetë njohja e ndërsjellë”, u shpreh ndër të tjera Basha.
“Që lëvizja e lirë të funksionojë duhet t’i japim fund hikoprozisë, të pounohet për kërcënimin e fundit ndaj paqes në rajon, që është njohja e Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, u shprej kreu i PD, ndërsa e cilësoi takimin e sotëm si një film të parë edhe më herët.
“Që kanë dëshirë në këto ditë të nxehta për fototgrafi nuk është çudi por të na kursejnë përsëritjen e një flmi të parë që s’po prodhon asgjë por po kthehet në alibi për ngecjen në vend të objektivave që duhet të kenë vendet në rajon e që nis me njohjen e ndërsjelltë të Republikës së Serbisë e Kosovës për të vilat përgjegjësia është e qartë”, tha Basha duke u shprehur se PD mbështet dialogun, por nuk ka dilemë se përfundimi i këtij dialogu duhet të jetë njohja e ndërsjelltë./Opinion.al