Kritika të shumta vijojnë në adresë të futbollistit Wayne Rooney, pas fotove dhe videove të publikuara në rrjetet sociale ku shihej në shoqërinë e dy vajzave.
Pa dijeninë e Rooney, vajzat kishin bërë foto dhe video të papërshtatshme kur ai ishte nën efektin e alkoolit.
Ndërkohë, në reagimin e tij, Rooney i kërkon falje familjes së tij dhe klubit të Derby për fotot dhe sjelljen.
“Kam gabuar. Shkova në një festë me dy miqtë e mi. I kërkoj falje familjes sime dhe klubit për imazhet që po qarkullonin dhe dua të vazhdoj të bëj përpara. Mezi pres të nisim përgatitjet për ndeshjet e radhës”, shprehet Rooney./ Opinion.al