Policia e Tiranës po zhvillon mesditën e kësaj të marte një operacion “blic” antidrogë te zona e “Varrit të Bamit” në Tiranë.
Antidroga ka ushtruar kontroll në disa banesa dhe në një dyqan ku dyshohej se tregtohej lëndë narkotike.
Deri më tani nuk ka persona të arrestuar dhe lëndë narkotike të sekuestruar megjithatë operacioni është në vijim dhe priten detaje të tjera nga ana e policisë për këtë ngjarje.