Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA:Shoqatat e mjekësisë bëjnë thirrje për vaksinim të detyrueshëm…

2021/07/26 at 9:20 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA:Shoqatat e mjekësisë bëjnë thirrje për vaksinim të detyrueshëm…

Ndërsa numri i rasteve të reja të koronavirusit po rritet përsëri në Shtetet e Bashkuara, organizatat kryesore të mjekësisë në vend bënë thirrje të hënën për vaksinime të detyrueshme të miliona punonjësve të kujdesit shëndetësor, duke thënë se është një domosdoshmëri morale për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së infeksionit.


Shoqata Amerikane e Mjekëve, Shoqata Amerikane e Infermierëve dhe 55 grupe të tjera thanë në një deklaratë të përbashkët se “ne bëjmë thirrje që të gjithë organizatat e kujdesit shëndetësor dhe kujdesit afatgjatë të kërkojnë që punonjësit e tyre të vaksinohen kundër COVID-19.”

Grupet, shumë prej të cilëve bëjnë thirrje për herë të parë për vaksinime të detyruara thanë se “shëndeti dhe siguria e punonjësve të SHBA-së, familjeve, komuniteteve dhe vendit varet nga një gjë e tillë.”

Disa organizata të kujdesit shëndetësor kanë hezituar t’u kërkojnë me detyrim punonjësve të vaksinohen, edhe pse ata janë në vijat e para të trajtimit të pacientëve.

Sondazhet kanë treguar se më pak se gjysma e infermierëve që trajtojnë pacientët janë vaksinuar edhe pse ata kanë patur qasje tek vaksinat prej muajsh.

Deklarata e grupeve mjekësore vjen ndërsa Shtetet e Bashkuara po përballen me një rritje të mprehtë të numrit të rasteve të reja me COVD-19. Në 48 nga 50 shtetet ka patur një rritje prej 10% ose më shumë të infeksioneve javën e fundit. Në të gjithë Shtetet e Bashkuara, numri i rasteve të reja gati është katërfishuar në korrik, nga rreth 13,000 raste në ditë në më shumë se 50,000 aktualisht.

Rritja është theksuar veçanërisht në shtetet me norma të ulëta vaksinimi dhe ndërsa varianti Delta i virusit, i zbuluar së pari në Indi, është përhapur në Shtetet e Bashkuara.

Eksperti i lartë i sëmundjeve infektive amerikane, Dr. Anthony Fauci, tha të dielën Shtetet e Bashkuara “po shkojnë në drejtimin e gabuar”, me rastet e COVID-19.

Duke folur në CNN zoti Fauci tha se, “Pesëdhjetë përqind e vendit nuk është vaksinuar. Kjo është problematike.”

“Ne po e vëmë veten në rrezik,” tha Fauci, këshilltari kryesor për shëndetësinë i Presidentit Joe Biden.

Ai tha se njerëzit e vaksinuar “janë shumë të mbrojtur”, përfshirë edhe nga varianti Delta. Por ritmi i vaksinimeve ka rënë në SHBA me më shumë se 80% që nga mesi i prillit./ VOA

Etiketa: covid-19shbaVaksina


Ju sugjerojmë

Çfarë po ndodh me letrën e Bërnabiç?
Rajoni

Bërnabiç paralajmëron arrestime në prag të protestës të shtunën në Beograd

26 Qershor, 2025 5:02 pm
Temperaturat e larta, Greqia përballet me zjarre
Bota

Temperaturat e larta, Greqia përballet me zjarre

26 Qershor, 2025 4:43 pm
Mjekët: Kureshtja për drogën shtyn të rinjtë
Aktualitet

Mjekët: Kureshtja për drogën shtyn të rinjtë

26 Qershor, 2025 4:30 pm
FSHF do të ndërtojë një fushë futbolli me vlera edukative në muzeun “Martin Cani”
Kryesore

FSHF do të ndërtojë një fushë futbolli me vlera edukative në muzeun “Martin Cani”

26 Qershor, 2025 4:22 pm
GJKKO e la në qeli/Meta nga burgu: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut
Aktualitet

GJKKO e la në qeli/Meta nga burgu: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut

26 Qershor, 2025 3:46 pm
Mjekët: Aksidentet me monopatinë, kambanë alarmi
Aktualitet

Mjekët: Aksidentet me monopatinë, kambanë alarmi

26 Qershor, 2025 3:33 pm
Mbi 30 mijë maturantë i nënshtrohen provimit të Matematikës
Aktualitet

Matura Shtetërore 2025/Publikohen notat e provimit të Matematikës: 673 ngelës dhe…

26 Qershor, 2025 3:14 pm
Gara e BKH-së, skualifikohen 6 nga 13 kandidatët
Aktualitet

Skualifikimet nga gara e BKH/ SPAK publikon emrat e kandidatëve që vazhdojnë garën

26 Qershor, 2025 2:50 pm
Khamenei reagon pas armëpushimit: I dhamë një shuplakë të rëndë SHBA
Bota

Khamenei reagon pas armëpushimit: I dhamë një shuplakë të rëndë SHBA

26 Qershor, 2025 2:31 pm
Merrte kredi me ID të qytetarëve duke u prezantuar si…arrestohet e reja në Lezhë
Aktualitet

Merrte kredi me ID të qytetarëve duke u prezantuar si…arrestohet e reja në Lezhë

26 Qershor, 2025 2:31 pm
Para
Mbërrijnë 67,860 doza të vaksinës Pfizer në Shqipëri

Mbërrijnë 67,860 doza të vaksinës Pfizer në Shqipëri

Basha: I vetmi që del i humbur nga programi i PD është qytetari Rama

Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet, Basha: Me dy fjalë, masakër zgjedhore

Ndiqni emisionin “Opinion”

Ndiqni emisionin “Opinion”
















TE FUNDIT

Bërnabiç paralajmëron arrestime në prag të protestës të shtunën në Beograd

Çfarë po ndodh me letrën e Bërnabiç?
26 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë të enjten se autoritetet do të vazhdojnë t’i arrestojnë ata që...

Lexo më shumë

Temperaturat e larta, Greqia përballet me zjarre

Temperaturat e larta, Greqia përballet me zjarre
26 Qershor, 2025

Zjarrfikësit grekë janë përballur me një vatër zjarri që ka prekur shtëpitë afër qytezës detare të Palaia Fokaias, 40 kilometra...

Lexo më shumë

Mjekët: Kureshtja për drogën shtyn të rinjtë

Mjekët: Kureshtja për drogën shtyn të rinjtë
26 Qershor, 2025

Kureshtja e të rinjve për të provuar dhe eksperimentuar me drogën është shtuar gjithnjë e më shumë vitet e fundit...

Lexo më shumë

FSHF do të ndërtojë një fushë futbolli me vlera edukative në muzeun “Martin Cani”

FSHF do të ndërtojë një fushë futbolli me vlera edukative në muzeun “Martin Cani”
26 Qershor, 2025

Në mbledhjen e fundit, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miratoi ndërtimin e një fushe me bar artificial pranë muzeut “Martin Cani”....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com