Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë kryer 2,102 teste për koronavirus, prej të cilave 25 persona kanë rezultuar pozitivë.
Ministria e Shëndetësisë njofton se asnjë pacient nuk ka humbur jetën.
Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije gjithashtu se gjatë 24 orëve janë dhënë 1, 149 doza kundër Covid. Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë janë dhënë 357, 920 doza të vaksinës./Opinion.al