Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar ditën e sotme pas aksidentit tragjik në Kroaci ku një autobus i Kosovës me rreth 60 pasagjerë doli nga rruga, teksa humbën jetën 10 persona dhe janë plagosur më shumë se 30 të tjerë.
Basha nëpërmjet postimit në Tëitter, iu shpreh ngushëllimet të afërmve të viktimave dhe iu uron shërim të shpejtë të lënduarve.
“Me trishtim të thellë mora lajmin e rëndë të aksidentit tragjik të ndodhur në Kroaci, në të cilin sipas të dhënave të para ka viktima dhe të plagosur. I bashkohem dhimbjes së familjarëve dhe të afërmve dhe ju shpreh ngushëllimet më të ndjera!
Shërim të shpejtë të lënduarve. Zoti t’ju japë forcë për të përballuar këtë tragjedi, që na ka tronditur të gjithëve”, shkruan Basha./Opinion.al