Një 26-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë në Itali. I riu u qëllua pas shpine me thikë në Romë, ditën e djeshme, por dhe pas ndërhyrjeve kirurgjikale të mjekëve ai nuk arriti të mbijetonte.
Mësohet se viktima është identifikuar si Atjon Lopci. Sipas mediave, shkak i vrasjes dyshohet se janë bërë pazaret e prishura të drogës. Ngjarja e rëndë ndodhi në Ostiense të Romës, ku 26-vjeçari u godit disa herë pas thike nga dy persona.
Autorët janë identifikuar nga autoritetet dhe janë shpallur në kërkim për vrasje. Ata janë dy shqiptarë, por identitetet e tyre nuk janë bërë të ditura ende.
Autorët e goditën pas shpine Lopcin. Ky i fundit u përpoq të largohej dhe ka vrapuar për 150 metra derisa u rrëzua në hyrje të një lokali. 26-vjeçari u gjet nga kalimtarë të rastit dhe u dërgua menjëherë në spital. Sipas informacioneve të para, Lopci është person me precedentë të mëparshëm penal./ Opinion.al