Katër persona të shpallur në kërkim nga Policia e Krujës janë ndaluar. Të ndaluarit janë identifikuar me inicialet K. S., 65 vjeç, F. S., 27 vjeç, F. S., 27 vjeç, (babai dhe djemtë e tij), dhe N. Z., 30 vjeç, banues në fshatin Mukje, Krujë.
Këta shtetas ishin shpallur në kërkim pasi shërbimet e Policisë Krujë, në vijim të kontrolleve të territorit me qëllim parandalimin evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivimin e bimëve narkotike, në muajin maj 2021, kanë evidentuar në fshatin Nikël, në afërsi të bregut të lumit “Zezë”, një sipërfaqe toke të mbjell me lëndë narkotike cannabis sativa të cilat dyshohet se këta shtetas i kanë kultivuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al