Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Varianti Delta dyfishon rastet me COVID-19 në SHBA

2021/07/22 at 8:46 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Varianti Delta dyfishon rastet me COVID-19 në SHBA

Gjatë javës që shkoi Shtetet e Bashkuara kishin mesatarisht mbi 26 mijë raste të reja me COVID-19 në ditë, më shumë se dyfishi i numrit që ishte regjistruar një muaj më parë.

Varianti Delta përbën 80 për qind të rasteve. Kronika në vazhdim analizon strategjinë e administratës Biden ndaj përhapjes së rasteve të reja, ndërsa keqinformimi vazhdon të ndikojë në mosvaksinimin e grupeve të caktuara.

Në qytetet amerikane, masat kundër COVID-19 janë lehtësuar në baret dhe klubet e natës. Por varianti më ngjitës Delta çoi në shtim të rasteve dhe shtrimeve në spital, veçanërisht në zonat me numër më të lartë të të pavaksinuarve. Administrata Biden e quan situatën një pandemi të të pavaksinuarve.

“Njerëzit e pavaksinuar janë në rrezik ndërsa komunitetet e vaksinuara përgjithësisht janë plotësisht mirë“, tha Dr. Rochelle Walensky nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Pavarësisht përpjekjeve të administratës për t’u ofruar mundësi vaksinimi të gjithë qytetarëve, të dhënat e qeverisë tregojnë se vetëm 49 për qind e amerikanëve janë vaksinuar plotësisht.

Të dhënat e shpërndarjes së vaksinës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Një sondazh i fundit nga Axios-Ipsos tregon se 30 për qind e amerikanëve të rritur që u anketuan thonë se nuk janë vaksinuar, ndërsa gjysma e atij grupi thonë se nuk do të vaksinoheshin në asnjë rrethanë.

“Ka shumë arsyetime nga ata që nuk duan të vaksinohen. Në përgjithësi kanë të bëjnë me sigurinë e vaksinës por edhe idenë se koronavirusi nuk është aq serioz apo i rrezikshëm”, tha Chris Jackson nga Ipsos.

Të dhënat tregojnë se ata që refuzojnë vaksinën kryesisht informohen nga burime alternative mediatike, të cilat shpesh përhapin dezinformata.

Javën që shkoi, Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Çështje të Shëndetit Publik, Dr. Vivek Murthy, paralajmëroi për rrezikun.

“Keqinformimi bëri që njerëzit të kundërshtojnë mbajtjen e maskave në mjedise me rrezikshmëri të lartë. Kjo bëri që ata të refuzojnë trajtimin e duhur dhe zgjodhën të mos vaksinohen”, tha ai.

Vaksinimi ka edhe ndarje ideologjike. Një sondazh i fundit nga Washington Post dhe ABC News tregon se 86 për qind e demokratëve janë vaksinuar me njërën dozë, krahasuar me 45 për qind të republikanëve.

Tani udhëheqësit e Partisë Republikane po u kërkojnë mbështetësve të vaksinohen.

“Dua të inkurajoj secilin të vaksinohet dhe të injorojë zërat e tjerë që po japin këshilla të këqija”, tha Mitch McConnell, udhëheqësi i pakicës në Senat.

Kjo deklaratë shënon një ndryshim të dukshëm pas disa muaj rezistence të republikanëve kundër përpjekjeve të administratës Biden për pandeminë.

Duke u përgjigjur në një pyetje nga Zëri i Amerikës, Presidenti Biden mirëpriti ndryshimin e qasjes.

“Nuk di se sa u kanë besuar gjërave që thanë. Ndoshta u kanë besuar. Por mendoj se kur e kuptuan që virusi po vret kryesisht të pavaksinuarit, më duket se aty e kuptuan se sa i rrezikshëm ishte”, tha ai.

Ndërkohë, të paktën dy zyrtarë të vaksinuar të Shtëpisë së Bardhë rezultuan pozitivë për COVID-19 pas kontaktit me më shumë se 50 përfaqësues të shtetit të Teksasit që vizituan kryeqytetin amerikan javën e kaluar./ VOA

Etiketa: covid-19deltashba

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Skandali i përgjimeve, Presidenti i Francës ndërron telefonin

Skandali i përgjimeve, Presidenti i Francës ndërron telefonin

Video/ Debati përfundon me grushte mes dy politikanëve

Video/ Debati përfundon me grushte mes dy politikanëve

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com