Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur gjatë një aksidenti të ndodhur sot në në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë.
Mësohet se një makinë ka përplasur shtetasin A. G., i cili ishte duke lëvizur me biçikletë. I plagosuri është transportuar për në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.
Bëhet me dije se makina drejtohej nga punonjësi i policisë P. N., pjesë e grupit të kontrollit të territorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./ Opinion.al