Një 7-vjeçar është mbytur këtë të enjte në lumin Osum. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Moravë, ndërsa i mituri kishte hyrë për tu larë në lumë.
Kanë qenë punonjësit e policisë bashkë me banorët e fshatit që kanë nxjerrë tupin e pajetë.
“Në fshatin Moravë, në lumin Osum, shtetasi N. P., 7 vjeç, është mbytur gjatë kohës që ka qenë duke u larë në këtë lumë.
Punonjësit e Policisë, bashkë me banorët e fshatit, pasi kontrolluan në lumë, gjetën dhe nxorën trupin e pajetë”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.