Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ish-ministrja zbulon intrigat në PS e përplasjet me Ramën: Kam qarë 2 herë

2021/07/21 at 1:08 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ish-ministrja zbulon intrigat në PS e përplasjet me Ramën: Kam qarë 2 herë

Ish-ministrja e Qeverisë Rama, Milena Harito ka rrëfyer në një intervistë televizive eksperiencën e saj si pjesë e kabinetit të qeverisë Rama.


Në një intervistë në RTSH, Harito ish-ministre për Inovacionit dhe Administratës Publike ka zbuluar se si ishte të punonte me kryeministrin Edi Rama.  Ajo ka thënë se gjatë punës me kryeministrin Rama, ky i fundit e ka bërë të qajë dy herë.

Ish-ministrja tregon edhe për intrigat në PS për të cilat ka thënë: Mund të them se është shumë e vështirë të punosh me Edi Ramën. Kur u ktheva në kompaninë “Orange” në Paris që ka një xhiro vjetore 40 miliardë Euro, një nga çuditë e mia ishte se kur do pëlciste bomba dhe bomba nuk pëlciste. Prisja që kur do ndodhte vështirësia por jo. Ndërsa kur isha ministre në Shqipëri puna ishte shumë e ngjeshur dhe me tension. Më dukej vetja ndonjëherë sikur isha zhytur në një enë me helm dhe unë që ndonjëherë nxirrja kokën për të marrë frymë.

Harito aktualisht është kthyer në Francë ku punon për një kompani të njohur.

Intervista e plotë e ish-ministres Milena Harito, në emisionin “Dekalog”

Zonja Harito mund të më thuash momentin më të vështrië dhe më të mirë që ke kaluar me Edi Ramën në ato katër vjet?

Më të mirë sinqerisht, duket si gjuhë e drunjtë, por kujtimet më të mira janë ato gjëra  që unë doja të bëja. Unë kisha opsione të tjera por doja të bëja disa gjëra këtu.

Doje të ndryshoje Shqipërinë?

Jo. Të ndryshoja Shqipërinë është fjalë shumë e madhe. Shqipërinë e ndryshon ti, unë, të tjerë në me atë që bën. Unë kisha disa ide dhe Edi Rama ishte njeriu i duhur me pushtetin e duhur dhe vizionin e duhur që ato gjëra të bëheshin. Momentet kur kapërceheshin disa vështirësi dhe gjërat ecnin përpara ishin momente shumë kënaqësie që ia vlenin.

Atë më të rëndësishme. Pra momentin më të vështirë?
Mendova se e harrove. Në ato fillime më ka bërë nja dy herë për të qarë.

Qave shumë?
Jo. Nuk qaj shumë se jam nga Vunoi, por qava.

Dhe Rama u mërzit shumë se qave ti!

Ai ishte qëllimi. Kur e mendoj ato janë momente që kishte të drejtë. Në kuptimin jo të metodës por të thelbit sepse duke të ngacmuar, duke të ngulur thikën në vende ku dhemb aty të bën të avancosh.

A ishte rasti Milena Harito t’i bëhej kjo gjë?

Ai nuk ka nge të merret me ndjenjat e njerit dhe tjetrit. Ka halle të tjera.

Se ju ishit ministre shteti dhe e kishit zyrën afër.

Po në të njëjtin kat.

Më keq nuk kishte domethënë.

Paradhoma e tij ishte më keq.

Si kanë qenë katër vite si ministre? Si ishte të punoje me Edi Ramën?

Ishte absolutisht pasionante. Unë siç duket edhe nga karriera jam njeri që punoj shumë sepse jam njeri që e dua punën. Por, aq sa kam punuar në atë periudhë si ministre në qeverinë Rama nuk kam punuar kurrë në jetën time.

Po e the edhe një herë këtë të bëri Rama përsëri ministre!

Rrini shumë të qetë. Ti edhe Partia Socialiste. Unë e deklaroj që nuk ka për të ndodhur kjo. Unë nuk do jem ministre dhe kjo është gjëja më e sigurte në botë.

Me këto që thatë ndonjë shishe uthull është hapur andej në PS. Mos e thuaj me shaka se Edi Rama çohet në mëngjes dhe thotë Milena Harito do jetë ministre çfarë do ti thuash ti?

Unë do t’i them kam jetën time. Kaq.

Pra si ishin katër vite pune me Edi Ramën?

Superpasionate. Shumë interesante. Mund të them se është shumë e vështirë të punosh me Edi Ramën.

Në kuptimin pozitiv apo negativ?

Pozitiv do të thoja por..

Domethënë në shqip, ta merr shpirtin?

Po. Absolutisht në të gjitha format. Nuk di tha them në frëngjisht. Kur u ktheva në kompaninë “Orange” në Paris që ka një xhiro vjetore 40 miliardë Euro, një nga çuditë e mia ishte se kur do pëlciste bomba dhe bomba nuk pëlciste. Prisja që kur do ndodhte vështirësia por jo. Ndërsa kur isha ministre në Shqipëri puna ishte shumë e ngjeshur dhe me tension.

Po intriga rreth e rrotull kishit?

Më dukej vetja ndonjëherë sikur isha zhytur në një enë me helm dhe unë që ndonjëherë nxirrja kokën për të marrë frymë.

Rudina Seseri ka thënë se Edi Rama nuk është kryeministër perfekt, por edhe Shqipëria është shumë e vështirë për ta naviguar. A jeni dakord me këtë përkufizim?

Po është shumë e saktë.

Zonja Harito, a mund ta shpjegosh konkretisht çfarë kushëriri e kishit dhe e keni Edi Ramën?

Kushëri të tetë.

Si konkrektisht?

Ore a i njeh ti kushërinjtë e tetë?

Rastësisht edhe mund ti njoh.

Atëherë ka një fakt. Spiro Koleka, anëtari i Byrosë Politike kishte pasion gjenealogjinë dhe meqënëse kishte edhe mundësinë kishte krijuar pemën e familjes dhe ua ka lënë fëmijëve. Trungjet e familjeve tona bashkohen në vitin 1740.

Çfarë ishin në atë vit paraardhësit tuaj?

Motër dhe vëlla, dhe pastaj degët e degëve kanë ardhur deri te mua dhe Rama.

Po Berisha ka thënë se ishit kushërinj?

Ai e bëri këtë dhe e hapi. E tha dhe u bë legjendë. Doktori është i paparë se ai ma ngjiti.

Si e analizoni mënyrën se si bën opozitë Lulzim Basha?

Basha ka probleme shumë serioze. Më kujtohet kur isha ministre që mora një informacion që ai nuk kishte marrë diplomën e universitetit. Shkruajta një status në facebook që Lulzim Basha duhet të bënte publike diplomën. Por më bën block direkt. Ky ishte kulmi. Në vend të jesh transparent ti e ngre karrierën mbi bazën e një gënjeshtre.

Çfarë domethënie ka kjo?

Për mua Lulzim Basha është kryeadmiruesi i Edi Ramës. Sa të jetë Lulzim Basha kryetar i PD, Edi Rama do jetë kryemnistër.

 

Etiketa: edi ramaharito


Ju sugjerojmë

Kosova drejt zgjedhjeve, Konjufca nuk merr votat për t’u bërë Kryeministër
Kryesore

Kosova drejt zgjedhjeve, Konjufca nuk merr votat për t’u bërë Kryeministër

19 Nëntor, 2025 4:36 pm
Situata nga moti në Qarkun Korçë, përmbytje në disa bashki, rritet niveli i lumenjve
Aktualitet

Situata nga moti në Qarkun Korçë, përmbytje në disa bashki, rritet niveli i lumenjve

19 Nëntor, 2025 3:31 pm
Ronaldo në Shtëpinë e Bardhë, i ftuar në darkën e Donald Trump
Bota

Ronaldo në Shtëpinë e Bardhë, i ftuar në darkën e Donald Trump

19 Nëntor, 2025 2:32 pm
Shehaj debat me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca deputetin
Kryesore

Shehaj debat me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca deputetin

19 Nëntor, 2025 1:45 pm
Rama prezanton buxhetin: Gjithçka si rezultat i rritjes ekonomike
Aktualitet

Rama prezanton buxhetin: Gjithçka si rezultat i rritjes ekonomike

19 Nëntor, 2025 12:41 pm
Berisha në SPAK për 21 janarin: Nuk u qëllua nga brenda kryeministrisë
Aktualitet

Berisha në SPAK për 21 janarin: Nuk u qëllua nga brenda kryeministrisë

19 Nëntor, 2025 11:43 am
Rama prezanton buxhetin, opozita i kthen kurrizin
Kryesore

Rama prezanton buxhetin, opozita i kthen kurrizin

19 Nëntor, 2025 11:17 am
Moti i keq, dhjetëra fshatra dhe disa lagje në Gjirokastër pa energji
Aktualitet

Moti i keq, dhjetëra fshatra dhe disa lagje në Gjirokastër pa energji

19 Nëntor, 2025 10:25 am
“21 Janari”, Sali Berisha paraqitet në SPAK
Aktualitet

“21 Janari”, Sali Berisha paraqitet në SPAK

19 Nëntor, 2025 9:43 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Reshje të dendura shiu dhe dëborë në verilindje, si parashikohet moti për sot

19 Nëntor, 2025 8:28 am
Para
VIDEO/ Tifozët e Lazio-s, banderolë mbështetesë në Olimpico: Forca Hysaj!

VIDEO/ Tifozët e Lazio-s, banderolë mbështetesë në Olimpico: Forca Hysaj!

“Jeni mishngrënës të lindur”,Rama batuta me biznesmenin, i bën një premtim

"Jeni mishngrënës të lindur”,Rama batuta me biznesmenin, i bën një premtim

Kush dhe çfarë humb nga dështimi i dialogut Kosovë-Serbi?

Kush dhe çfarë humb nga dështimi i dialogut Kosovë-Serbi?
















TE FUNDIT

Kosova drejt zgjedhjeve, Konjufca nuk merr votat për t’u bërë Kryeministër

Kosova drejt zgjedhjeve, Konjufca nuk merr votat për t’u bërë Kryeministër
19 Nëntor, 2025

Dështon përpjekja e Lëvizjes Vetëvendosje, për një qeveri me në krye Glauk Konjufcën, e cila sipas Kryeministrit në detyrë, Albin...

Lexo më shumë

Situata nga moti në Qarkun Korçë, përmbytje në disa bashki, rritet niveli i lumenjve

Situata nga moti në Qarkun Korçë, përmbytje në disa bashki, rritet niveli i lumenjve
19 Nëntor, 2025

Reshjet intensive gjatë 24 orëve të fundit kanë shkaktuar një sërë problemesh në qarkun e Korçës, duke vënë në veprim...

Lexo më shumë

Ronaldo në Shtëpinë e Bardhë, i ftuar në darkën e Donald Trump

Ronaldo në Shtëpinë e Bardhë, i ftuar në darkën e Donald Trump
19 Nëntor, 2025

Në mënyra dhe fusha të ndryshme, Donaldo Trump dhe Cristiano Ronaldo janë dy prej njerëzve më me influencë në botë....

Lexo më shumë

Shehaj debat me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca deputetin

Shehaj debat me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca deputetin
19 Nëntor, 2025

Kreu i Partia Mundësia, Agron Shehaj dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku janë përfshirë në një debat të ashpër në seancën e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com