Tetëmbëdhjetë mijë raste të reja të koronavirusit janë raportuar në Francë në 24 orët e fundit; 96 vdekjet në Mbretërinë e Bashkuar në të njëjtin hark kohor: varianti Delta shton numrat, që tashmë kanë arritur në nivelet më të larta që nga Marsi.
Rastet në Francë u rritën me 150% në javë. “ Një rritje e paparë”. Kështu e përcaktoi Ministri i Shëndetësisë Olivier Ve’ran buletinin më të fundit për rastet e Covid në vend. Ve’ran ia atribuon këtë rritje shqetësuese variantit Delta. Javën e kaluar kishte më pak se 7,000 raste në Francë dhe tani jemi në 18,000. “Kjo – tha ministri – është ekuivalente me një rritje të qarkullimit të virusit të rendit prej 150% brenda një jave: ne kurrë nuk kemi parë një gjë të tillë, as me variantin e parë të virusit dhe as me variantin anglez, as me atë të Afrikës së Jugut dhe as atë Brazilian”.
Vala e katërt
Franca “ka hyrë në një valë të katërt” të Covid 19 dhe është një valë “më e shpejtë dhe me një kurbë më të pjerrët se të gjitha ato të mëparshme”, tha zëdhënësi i qeverisë franceze Gabriel Attal. Ndërkohë, Këshilli i Shtetit Francez ka miratuar projektligjin e qeverisë për zgjatjen e lejes së detyrueshme shëndetësore nga 21 korriku në të gjitha vendet e argëtimit me mbi 50 persona të pranishëm, ndërsa nga gushti do të hyjë në fuqi për kafenetë, baret, restorantet, qendra tregtare, spitale dhe shtëpi pensioni./Opinion.al