Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi, pas vrasjes së Caroline nga bashkëshorti i saj pilot. Një 30-vjeçar ka vararë të dashurën e tij dhjetë vite më të vogël, duke e hedhur nga një shkëmb.
Autori i krimit ka deklaruar se debati mes dy të rinjve ka nisur në makinë dhe në nerva e sipër 30-vjeçari ka nxjerrë mjetin nga rruga, dhe kur e dashura e tij ka dalë nga makina ai e ka shtyrë, duke e hedhur nga shkëmbi.
30-vjeçari ka pohuar se është hedhur edhe vetë për ta ndihmuar, por kur e ka parë pa ndjenja, është larguar nga vendi i ngjarjes i frikësuar.
Mediat greke bëjnë me dije se 30-vjeçari ishte në gjendje shoku dhe se donte të bënte vetëvrasje. Ndërkohë, pritet të kryhet një autopsi në trupin e Garyfallia, në mënyrë që të përcaktohet shkaku i vdekjes./ Opinion.al